Shënoi ndaj Olympiacos-it, Mihaj: Ishte gol special, vendosi fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

22-vjeçari shqiptar Enea Mihaj shënoi një gol shumë të rëndësishëm për ekipin e PAOK kundër Olympiacos.

Me atë gol mbrojtësi i dha 3 pikë ekipit të tij, që aktualisht është në garë për vendin e dytë, duke i mundësuar kualifikimin në Champions League.

Pas kësaj ndeshje Mihaj ka folur për rezultatin, ku theksoi se marrja e fitores nga goli i tij e bënë akoma më të veçantë atë.

 “Është diçka e veçantë, pasi është goli im i parë në karrierë. Speciale e bën edhe fakti që ne morëm një fitore të rëndësishme me atë gol. Po e ndiqja me vëmendje të gjithë trajektoren e topit në aksionin e golit, e ndoqa dhe shënova.”– deklaroi qendërmbrojtësi i Kombëtares, Enea Mihaj.

Skuadra e PAOK-ut renditet e dyta në kampionatin e elitës së futbollit grek, me 3 pikë më shumë se AEK i vendit të tretë dhe që do jetë kundërshtari i tyre i radhës.

Ajo ndeshje do  të vendosë se cili do jetë ekipi i dytë që do kualifikohet për në Champions League pas Panathinaikosit që është i pari.

Mihaj ka pasur shumë pak hapësira për të luajtur gjatë këtij kampionati, por në momentin që iu dha mundësia shënoi një nga gol vendimtar.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me...

Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht...

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë...

Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sot kritikat ndaj gjykatësit Hazbi Balliu për lirimin nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente...

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri flakën një koshi plehrash pranë...

Lajme të tjera

Web TV