Studimi: Shëtitjet buzë detit përmirësojnë shëndetin mendor dhe jo vetëm…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i kryer së fundmi në Barcelonë tregon se kalimi i kohës në hapësira blu është i dobishëm për shëndetin mendorë. Të kalosh kohë pranë detit ndikon drejtpërdrejt në lumturinë e një individi.

Mund të zgjidhni një orar herët në mëngjes ose perëndimin e diellit për të filluar ose përmbyllur një ditë mjaft të këndshme në plazh.  Ecja këmbëzbathur ka plot të mira dhe ndikon mjaft pozitivisht në humorin tuaj duke përfituar pa asnjë kosto apo mundim.

Gjithashtu relakson mendjen dhe na bën të gjejmë energjinë e duhur për të përballuar kthimin në qytet pas përfundimit të pushimeve. Ecja në plazh me tingujt e detit në sfond ndihmon për të lehtësuar tensionin, na jep energji pozitive, çliron mendjen nga mendimet dhe na i përmirëson ato. Ndjesia e rërës së nxehtë nën këmbë shton qetësinë në mënyrë mjaft të këndshme.

Autorja e studimit, Cristina Vert u shpreh: “Studimi ynë vlerëson efektet e menjëhershme të një shëtitje të shkurtër përgjatë një hapësire blu. Ekspozimi i vazhdueshëm dhe afatgjatë ndaj këtyre hapësirave mund të ketë efekte pozitive në shëndetin kardiovaskular. Përfitimet psikologjike të aktivitetit fizik ndryshojnë në varësi të llojit të mjedisit ku kryhet. Vëzhgimi ynë tregon se hapësirat blu ndihmojnë në largimin e depresionit”.

Ndërsa koordinatori i kërkimit, Mark Nieuwenhuijsen shtoi: “Ne pamë një përmirësim të ndjeshëm në mirëqenien dhe gjendjen shpirtërore të pjesëmarrësve menjëherë pasi ata shkuan për një shëtitje në hapësirën blu, krahasuar me ecjen në një mjedis urban”.

Përveç përmirësimit të shëndetit mendor, ecja buzë detit ka benefite të tjera të cilat i përkasin shëndetit tonë fizik.

1-Digjni më shumë kalori

Ecja në plazh me ose pa këpucë ju ndihmon të digjni më tepër kalori se sa po të ishit duke shëtitur në asfalt. Këmbëve u duhet të ushtrojnë më tepër presion mbi rërë, kjo kërkon një përpjekje më të madhe dhe rrjedhimisht më tepër energji.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

2-Përfitimet për këmbët

Ecja zbathur në rërë ndihmon për tonifikimin dhe forcimin e muskujve të këmbëve. Lehtëson këmbët nga lodhja, sidomos në rastin e qarkullimit të dobët të gjakut në gjymtyrët e poshtme. Ecja zbathur nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një mënyrë masazhimi për këmbët. Kokrrat e rërës i shkaktojnë shputës së këmbës jo vetëm relaks, por shërbejnë edhe për rigjenerimin dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Gjithashtu kjo është e dobishme dhe për largimin e qelizave të vdekura.

3-Merrni vitaminën D

Ecja përgjatë bregdetit duke shmangur  orët e nxehta dhe rrezet e dëmshme të diellit por mos të harrojmë dhe vendosjen e kremit mbrojtës. Kjo shëtitje ju lejon të merrni vitaminën D e cila është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme për shëndetin e kockave.

Pas gjithe këtyre përfitimeve, e mira është mos të hiqni dorë nga shëtitjet në brigjet detare./St.Su/Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV