Vrasja në Gjirokastër/Policia: Humbi jetën rrugës për spital, ja dyshimet (EMRI)

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër ku humbi jetën një person i komunitetit rom.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Gjergj Ajmasi, rreth 35 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare ai është gjetur i shtrirë në tokë në lagjen “Zinxhira” dhe ka humbur jetën gjatë rrugës kur po transportohej për në spital

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet se shtetasi Gjergj Ajmasi të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se janë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen.

/En.Br./Fjala.al