Borell: Pres dialog Kosovë-Serbi në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit.

Komentet ai i bëri para fillimit të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Pres diskutim konstruktiv që do t’i kontribonte normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve ndërmjet dy vendeve”, tha Borrell në adresimin e tij, raporton REL.

Borrell tha se i vjen mirë që BE-ja e ka rikthyer rolin udhëheqës të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Borrell dhe Lajçak do të takohen fillimisht me kryeministrin Hoti dhe pastaj me presidentin Vuçiq. Më pas, do të kalojnë në të ashtuquajturin takim trepalësh.

Dialogu virtualisht rifilloi​ më 12 korrik, ku palët biseduan përmes një video- konference, por takimi i sotëm paraqet bisedimet e para të drejtëpërdrejta pas 20 muajsh.

Në një video-konferencë të mbajtur më 12 korrik, palët kanë rënë dakord për një agjendë të takimit.

Ata njoftuan se, ndër të tjera, do të diskutohet për të pagjeturit, por zyrtarët e BE-së të përfshirë në dialog nuk i konfirmuan këto pretendime, duke theksuar vetëm se “ekziston një agjendë për bisedimet”.

Dialogu në Bruksel filloi në mars të vitit 2011. Ideja ka qenë të diskutohen çështjet teknike që do ta bënin më të lehtë jetën e përditshme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Në tetor të vitit 2012, procesi kaloi në nivelin politik./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Italia dhe Shqipëria, dy vende mike

Nga Alban Daci Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, janë të hershme sa vetë historia. Po ashtu edhe shkëmbimet tregtare, kulturore...

AKAP u jep të drejtë ankese maturantëve për testin e Mjekësisë së Përgjithshme

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar informoi sot se maturantët që po kryejnë testimin e informatizuar për Mjekësi të Përgjithshme kanë të drejtë të ankimojnë...

Si ChatGPT po riformëson funksionet njohëse dhe vendin e punës, ndikimet tek të rinjtë

Që kur ChatGPT filloi të përdorej në jetën e përditshme, nga mjediset arsimore e deri te zyrat e korporatave, është hapur një debat thelbësor...

Tifozët rusë sulmojnë futbollistin e Kombëtares shqiptare, nisin hetimet

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është bërë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët e Zenitit të St. Petersburgut gjatë...

Fifi ironizon kolegët: Po funksionon kur i komenton vetes me llogari false

Filloreta Raçi – Fifi ka tërhequr sërish vëmendje me postimin e saj të fundit në rrjete sociale, ku duket se ka thumbuar disa artistë...

Lajme të tjera

Web TV