Kreu i grupit parlamentar për Partinë Socialiste, Taulant Balla tha se qeveria ka dhënë 110 milionë dollarë për këtë shtresë, pra ish-të përndjekurit.
“Janë paguar 39162 subjekte përfituese, 110 milionë dollarë. Janë çelur 11 këste dhe janë lëvruar 90 milionë dollarë.
I them Sali Berishës që është tallur me ish-të përndjekurit, se kjo shumë është më e madhe se shuma që pagoi qeveria e Berishës për 8 vite.
Lideri historik i PD-së hipte në majën e varkës së diktatorit, nuk i ka bërë kurrë nderë kësaj partie. Ligji do të rrëzohet se është politikë” tha Balla.
la.mi/Fjala.al