Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Eksperti i Shëndetit Publik: 3-4 vdekje në ditë reflektojnë 600 të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vijon të ketë shtim të rasteve të personave të infektuar me COVID-19, si dhe të rasteve të fatalitetit. Vetëm ditën e djeshme kanë ndërruar jetë 4 persona, mes tyre një 21-vjeçare, e cila konsiderohet si viktima më e re në moshë në luftën kundër virusit. Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, në një prononcim për gazetën “Fjala”, tregon se këto shifra janë mjaft shqetësuese, pasi tregojnë se rastet ditore me COVID-19 janë shumë të larta, konkretisht rreth 600 të infektuar në 24 orë.

 Nga Ina Allkanjari

Vijon të shtohet numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, ku vetëm në 24 orët e fundit rezultojnë 4 humbje jete, duke e çuar në 101 numrin total të të vdekurve nga ky virus në vend. Ditën e djeshme, mes personave që humbën luftën me virusin, mësohet të jetë edhe një 21-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm. 21-vjeçarja, e cila është dhe viktima më e re në moshë, ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme, si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49-vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh, dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana, të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin vrastar, me gjithë përpjekjet e mëdha që po bën stafi mjekësor.

Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Për sa i takon rritjes së numrit të vdekjeve, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, në një prononcim për gazetën “Fjala”, shprehet se situata është mjaft shqetësuese.

“Unë e gjykoj këtë situatë shqetësuese, sepse gjatë 3 javëve të fundit kemi pothuajse çdo ditë vdekje, 2, 3 ose 4, ndaj duhet të kemi edhe një numër të madh rastesh të cilat janë të padiagnostikuar. Duke pasur parasysh që vdekshmëria nga ky infeksion është rreth 0,5 %. Pra, nëse kemi 2 deri në 3, 4 vdekje në ditë, d.m.th. një mesatare prej 3 vdekjesh në ditë, i bie që duhet të kemi diku rreth 600 raste, nga të cilat ne, siç e dimë, diagnostikojmë rreth 100. Pra, kemi një numër rastesh të cilat janë të padiagnostikuara, të cilat luajnë rol në transmetimin e mëtejshëm”, tha Dasho.

Sipas ekspertit, ky transmetim komunitar është më shqetësues sesa numri i rasteve, sepse, sipas tij, kjo tregon që mund të kemi një përkeqësim të situatës, nëse vazhdohet me këto ritme. Nisur nga fakti që virusi tashmë po prek edhe moshat e reja, duke shënuar dhe fatalitete, gazeta “Fjala”, iu drejtua ekspertit, për të mësuar se pse po ndodh diçka e till, dhe sa të rrezikuar janë të gjitha grupmoshat përball këtij virusi.

“Fatkeqësisht, ne e dimë që virusi COVID-19 i prek të gjitha moshat, pavarësisht se janë të moshuarit dhe personat e prekur nga sëmundje kronike ata që rrezikojnë më tepër të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes dhe të rrezikojnë jetën. Por dihet që asnjë moshë nuk është e përjashtuar dhe vdekjet apo komplikacionet te personat në moshë të re janë shumë të rralla, por, fatkeqësisht, nuk përjashtohen”, tregon eksperti.

Ndërkohë së fundmi ka pasur ankime nga qytetarë të ndryshëm, por edhe personel mjekësor, ku ndonëse një qytetar ka dyshime për COVID-19, duhet të qëndrojë në pritje disa ditë përpara se të bëjë tamponin. Lidhur me këtë situatë dhe ndikimin që mund të kenë këto vonesa në përhapjen e infeksionit, Dasho shprehet se kjo është shumë problematike. Pasi, sipas tij, nëse do të realizoheshin më shumë testime, qytetarët që do të rezultojnë pozitivë me virus, do të jenë të detyruar të vetizolohen. Mjeku thekson që, nëse një qytetar ka dyshime se është i infektuar, por nuk ka kryer ende tampon, mund të jetë një rrezik për shoqërinë.

“Një person i cili nuk është diagnostikuar, nuk ka përgjegjësi ligjore për t’u vetizoluar, pra është një përgjegjësi më tëpër personale dhe morale. Ne mjekët, natyrisht, bëjmë thirrje që çdo person i cili dyshon se është i infektuar ose është ekspozuar ndaj personave me COVID, duhet t’i nënshtrohet vetizolimit.

Mirëpo të gjithë e dimë se jo kushdo është i ndërgjegjshëm dhe e bën këtë veprim, ndaj merr rol shumë të madh testimi, sepse duke diagnostikuar herët personat në zinxhirin e infektimit, bëhet e mundur që këta persona të evidentohen, t’u komunikohet diagnoza dhe pastaj është detyrim ligjor për ata të izolohen, për të ndërprerë zinxhirin e mëtejshëm të transmetimit”, tha Erion Dasho.

Më tej, eksperti i Shëndetit Publik shprehet se gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie u ka bërë thirrje autoriteteve, se numri i testimeve duhet të rritet. Ai thekson se kjo rritje nuk duhet të jetë me 20-30% siç është evidentuar kohët e fundit, por shumë më tepër. Sipas tij, sot duhet të kemi rreth 1000-2000 testime në ditë për të rritur mundësinë e gjetjes së rasteve pozitive, si dhe uljen e numrit të pacientëve dhe qytetarëve, të cilët presin me ditë ose javë për të kryer testin.

“Realizimi i tamponit në kohë mundëson, gjithashtu, diagnozë të hershme në dobi të vetë pacientit, ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit në dobi të komunitetit, si dhe njohjen e situatës epidemiologjike në dobi të organeve që janë përgjegjëse për organizimin e përgjigjes ndaj SarsCov2 në Shqipëri”, thekson eksperti.

Situata epidemiologjike

Situata në Spitalin Infektiv paraqitet shumë serioze. Atje vijon të ketë shtrime të reja çdo ditë.

Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë në terapi intensive dhe 4 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore. Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Tabelë

COVID-19 – Statistika

Testime totale              33750

Raste pozitive                         3752

Raste të shëruara         2091

Raste aktive                1560

Humbje jete                 101

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              699

Durrës                         217

Shkodër           198

Lexo edhe :  Afera ‘Partizani’/ SPAK zbardh skemën: Si ndikoi Berisha në privatizimin e kompleksit!

Vlorë               100

Lezhë              80

Kukës              58

Korçë              49

Elbasan            42

Berat               40

Fier                  36

Gjirokastër      22

Dibër               19

Aperturë

Vendimi i qeverisë: Maskat me detyrim, gjobë kush thyen rregullat

Qeveria shqiptare publikoi ditën e djeshme aktin normativ ku përcaktohet përdorimi i maskës nga qytetarët, me detyrim në ambientet e mbyllura. Ky vendim erdhi si pasojë e shtimit të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë, gjatë ditëve të fundit. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë të reja për çdo thyerje të rregullit.

Shtimi i rasteve të personave të infektuar me COVID-19 në vend solli reagimin e qeverisë ditën e djeshme, ku u vendos përdorimi i detyrueshëm i maskës në çdo ambient të mbyllur. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se ky vendim është një tjetër hap drejt forcimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jomjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID-19, do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jopublike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermarketet, tregjet dhe njësitë e shërbimit”, tha Manastirliu.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë të reja për çdo thyerje të rregullit. Ministrja e Shëndetësisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e kësaj mase që ndërmerret me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

Sipas saj, detyra dhe qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi, Manastirliu theksoi se kanë miratuar edhe këtë akt normativ dhe për të cilin kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve. Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Evropiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve.

“Sakrifica që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit”, tha Manastirliu. Gjatë komunikimit për publikun, ministrja Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor po përgatitet për t’i bërë ballë kësaj situate.

“Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga COVID-19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit.

Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë në QSUT ”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë. Duke deklaruar se në vendin tonë ka aktualisht një situatë epidemiologjike me përhapje komunitare në disa bashki, Manastirliu tha se hapëm përsëri spitalin e dytë Covid, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të pacientëve, si pasojë e shtimit të numrit të infeksioneve.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu

Pas vendimit të qeverisë që përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm në ambientet e mbyllura, ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili e konsideron këtë vendim të vonuar, ndaj kërkon që përgjegjësit të përgjigjen për pasojat e sjella prej kësaj vonese.

“Akti normativ i qeverisë për maskat, “u mbars me vonesë mali e polli një mi”!! Me vonesë mbi dymujore qeveria nxjerr aktin normativ për vendosjen e maskave. Shprehja “Më mirë vonë se kurrë” këtu është jashtë kontekstit, se pasojat e vonesave janë katastrofike. Dikush duhet të përgjigjet për këtë e pasojat e saj! Ne e kemi dhënë alarmin e kërkuar këtë, shumë kohë më parë”, shkruan Shehu.

Ish-ministri i Shëndetësisë thekson se sigurimi i maskave të përshtatshme është detyrë e shtetit, si kudo në Evropë, ndaj e konsideron vendimin si një “hile” për të hedhur çdo gjë mbi qytetarët. “Sigurimi i maskave të përshtatshme është detyrë e shtetit, si kudo në Evropë, që duhet të shpërndajë nga një copë në ditë gratis për qytetarët, ose me çmim të kontrolluar për të tjerët (në Itali 0,5 euro, në Spanjë 0,2 për ato kirurgjikalet).

Së dyti, ky vendim është i mangët në shumë pika, p.sh. maskat duhet të përdoren detyrimisht edhe në ambiente të hapura me koncentrime të popullsisë, ose kur distanca midis individëve është nën 2 m”, shkruan ish-ministri i Shëndetësisë.

Tritan Kalo: Ktheni sytë nga bluzat e bardha, rritja e pagave, e nevojshme

Pandemia COVID-19 ka nxjerrë në vijën e parë personelin mjekësor, të cilët po përballen çdo ditë me raste të shtuara të personave të infektuar me virus. Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, nëpërmjet nje reagimi në facebook, i kërkon qeverisë që të kthejë sytë nga bluzat e bardha. Sipas tij, personeli mjekësor, që po përballet me këtë sfidë të rrezikshme që ka sjellë COVID-19, duhet trajtuar më me kujdes, ashtu siç bëjnë vendet e tjera.

Duke sjellë një shembull nga presidenti francez Macron, i cili jo më larg se pardje, në ditën kombëtare të Francës, rriti pagat e personelit, Kalo thotë se edhe në Shqipëri duhet të mendohet një gjë e tillë.

“Për rikujtesë, paga ime nuk është rritur asnjë qindarkë që prej 23 qershorit 2013. Me qetësimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, pak do të mendohet për rritjet e pagave në Shëndetësinë tonë Publike. Mendoni dhe reagoni me kohë ju drejtues të këtij vendi, sepse burimet njrezore cilësore nuk janë të pashtershme në fushën e dhënies së kujdesit mjekësor”, shkruan Kalo në reagimin e tij.

Mjeku thekson se bonusi mujor për një pjesë të stafit te vijës së parë të përballjes me këtë sfidë, që në fakt nuk është i tillë, sepse ai taksohet si një shpërblim, nuk është zgjidhje afatgjatë. Sipas Kalos, paga e tij nujk është rritur asnjë qindarkë që prej 23 qershorit 2013. “Të mos harojmë jetët e qindra mjekëve, infermierëve dhe personelit ndihmës të humbura në këtë betejë kudo në botë, si dhe ato të dy kolegëve tanë të nderuar këtu në Shqipëri…Hekuri rrihet sa është ende i nxehtë”, thekson Kalo.

Shtrohet te Covid-2 drejtoresha e ISHSH-së, rezulton me koronavirus

Vjollca Braho, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit. Braho rezulton të ketë pasur simptoma të virusit prej 10 ditësh, ndërkohë mësohet se ditën e djeshme është shtruar në spitalin e Sanatoriumit. Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka vendosur rihapjen e spitalit Covid-2, për shkak të rritjes së infeksioneve me virus gjatë ditëve të fundit.

Braho është ndër pacientet e para që transferohet nga Spitali Infektiv në atë Covid-2, pas rihapjes së këtij të fundit. Drejtoresha e ISHSH-së ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Paris Saint-Germain vuan por triumfon në fund ndaj Gironas

PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes. Në fillimin...

Barazim pa gola në “Etihad Stadium”, Inter “mbijeton” ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e dytë të javës së parë në formatin e ri, që ndryshe nga nata e parë, golat nuk...

Vdekja e Gerti Bogdani, kardiologu shpjegon shkaqet e atakut: Gjithçka ndodh brenda 1 ore

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën. Bogdani u nda nga...

Një tjetër çift i showbizit shqiptar i jap fund martesës? Ja çfarë po ndodh

Tensionet dhe lajmet për ndarje në botën e showbizit shqiptar duket se nuk kanë fund. Pas aludimeve të fundit mbi martesën e Erjon Isait, një...

Mpiksja e gjakut në krah nuk duhet neglizhuar, çfarë duhet të dini

Gjaku mund të mpikset në vena në zona të ndryshme të trupit megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave...

Lajme të tjera

Web TV