Autoritet policore italiane kanë arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi shqiptar A.K. 33 vjeç, i cili pjesë e një kontrolli rutinë nga karabinierët në rrugën Piazza D’Azeglio, në Fierence, shqiptari nuk kishte mjet identifikimi me vete.
Mediat vendase raportojnë se shqiptari i tha uniformave blu që kishte lënë pasaportën në shtëpi dhe mund të shkonte për ta marrë dhe policia vendosi ta ndjekë atë pasi i druheshin se i riu mund të largohej.
Në dhomën e tij të gjumit, policia gjeti një pako të mbështjellë me izolant të zi, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte pako me hashash. Gjithashtu në dollape dhe në bodrum iu gjetën disa pako të tjera me hashash që arrinin deri në 47 kg.
Gjithashtu autoritetet gjetën dhe disa pako kokainë me peshë 1.7 kg, 1000 euro cash si dhe mjete që përdoreshin për matjen e drogës dhe ambalazhimin e saj.
I gjithë malli i sekuestruar arrinte vlerën e 500 mijë eurove në treg.
/En.Br./Fjala.al