Oriola Pampuri: Nuk bëra gabim në debatin me Skënder Bratajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 mars në studion e emisionit Opinion, OriolaPampuri pati një debat të fortë me drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Ata kaluan në fyerje dhe Pompuri arriti sa  t’i thoshte se duhet të kërkonte falje duke i ngritur tonin e  zërit. Por cfarë mendon vetë Pampuri  për këtë debat? Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Pampuri tha se përveç tonit të zërit nuk ka bërë asnjë gabim.

-Zonjë një nga temat që ju jeni ftuar më tepër për biseda në studio është për shëndetin. Si është situata me atë që ju keni? Sepse ne kemi dy versione, një të qeverisë dhe një të opozitës. Tani vetë, thua ndonjëherë “mos e teprova një çikë”. I thua ndonjëherë bashkëshortit “ore mos e kalova një çikë”.

-I them kur ngre zërin ndonjëherë. Dhe ata e dinë shumë mirë që unë kur ngre zërin e dinë që dal jashtë vetes.

-E ke fjalën për atë bisedën te Fevziu?

-Edhe për atë.

-E pranoni që gabuat?

-Gabim? Gabim që ngrita zërin ndoshta. Kur ngre zërin për një kauzë reale…

-Ja ngritët një kolegu, një mjeku…

-Unë bashkëshortin tim e kam mjek dhe… Vërtet ai ishte mjek, por është përfaqësues i një këshilli dhe ishim menjëherë pas një denoncimi që PD kishte bërë për maskat e skaduara. Ishim në fillim të një pandemie me të cilën askush prej nesh nuk e dinte se çfarë e priste. Qytetarët prisnin të dinin më shumë, por një mjek të deklarojë që maskat e skaduara nuk kanë asnjë lloj problem të përdoren, ishte e rëndë. Një njeri që do të bëhet diçka e mirë nuk mund të qëndrojë i qetë  sepse sado ta ruajë qetësinë, do dalë jashtë vetes sepse është e pamundur në një moment të tillë.

Lexo edhe :  Rama prezanton Kryeinspektoratin Digjital të Territorit

-Jeni duke thënë që nuk bëtë gabim?

-Kjo ishte arsyeja zoti Qafoku që unë ngrita zërin./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=NKoI6aAt5HM

Na ndiqni LIVE në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

https://www.facebook.com/portalifjala/videos/598634981041786/

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV