Parid Turdiu, që jeton në SHBA, djalë i një prej familjeve të njohura dhe të vjetra Tiranase, ka treguar në rrjetin social historinë e tij të emigrimit në vitin 1990.
Turdiu e ka sjell në kujtesë këtë histori me rastin e 30-vjetorit larg vendlindjes. Ai thotë se ishin tre shokë me ëndrrën e madhe për të jetuar botën e lirë. Në rrëfimin e tij,thuhet se peripecitë e ditëve të para, pasi ishte i huaj në vend të huaj, pa asnjë mbështetje, qoftë edhe financiare.
Historitë e shkëputura nga përvoja e tij 30-vjeçare në emigrim, të postuara në facebook, i ngjajnë atyre fletëve të një libri që të tërheq dhe që lexohet me një frymë.
Statusi i plotë
Sot mbushen 30 vjet qe ika nga vendi. Kam takuar aq shume njerëz, kam mësuar aq shume gjera, kam udhëtuar, kam konsumuar, kam përjetuar një numër stresesh dhe poshtërimesh, shume ngjarje interesante, pak çaste vërtet te lumtura për te kujtuar ne shtratin e vdekjes.
Kam jetuar sa kam mundur, gjithmonë me guxim; kaq munda te bej, këtë fat kisha, nuk kam pishman.
Rrethanat e ikjes ishin një serendipity. U rrjeshtuan rosat
Kjo ne foto është viza e hyrjes ne aeroportin e Zyrihut. Ishim tre veta: unë, Sokoli, Taulanti.
U nisem për Zvicër se shkohej pa vize nga Shqipëria.
Ne aeroplan ishim si fëmije ne një dyqan karamelesh; te veshur me kostumet e dhenderrise, me valixhe druni, mahiteshim me gjithçka: Sa te bukra stuardesat, sa te mira kikirikët!
Një kosovar, qe ishte ne sendilen para nesh, kthen kokën: Ku po shkoni?
Ne Zvicër.
Si do i thoni imigracionit ne aeroport?
Kemi ardhur për te jetuar be boten e lire!
Jo, se ju kthejnë brenda ditës. Duhet t’u thoni “kemi ardhur për turizëm”.
Mbërrije ne Zyrih, ndalojmë te kontrolli i pasaportave.
Për çfarë keni ardhur?
Turizem.
Ku do rrini?
Për fat, tezja me kishte thënë qe jetonte ne Gjeneve një bije e një kushëriri të mamasë, nga Amerika.
Unë improvizova: Ne Gjeneve te kushurira.
Si quhet?
Jarina Hasi.
I ra kompjuterit, i doli. Na dha vizën e hyrjes dhe kaluam për ne dogane.
U futem. Kishim $300 dhe disa shishe konjak. (Kishim dëgjuar qe shoferët e mauneve paguanin jashtë me konjak Skenderbeg.)
Dogana zvicerane: Keni alkool?
Po.
Nxirreni.
I pa dhe tha: 200 dollarë gjobe!
Unë i thashë: Aman, se nuk kemi lek. Po e hedh konjakun ne plehra.
Tha: Paguaj gjobën pastaj hidhe konjakun ne plehra.
Ngelem 3 veta me $100. U futem ne Zvicër.
Sokoli kishte një korespondence te përcipte me një kosovar, i cili i kishte premtuar se do dilte te na priste. “Posi, – i kishte thëne kosovari Sokolit ne telefon, – hajde me sa te dush!”
Kosovari nuk erdhi. Ngelem ne aeroport, te stresuar dhe filluam te benim fjale: E kujt ishte ideja brilante qe te vinim pa njohur njeri? Cfare do bejme tani?
Nje plak po lante pllakat e dyshemese. Vinte i vockel dhe i thate, i parruar, – nje hekakeq tipik. Na foli shqip:
Pse jeni kaq te merzitur?
Jemi nga Shqipnia, hera e pare qe dalim, nuk njofim njeri, nuk kemi lek, ai qe do na priste nuk doli.
Hmm, shkoni ne Friburg, eshte nje ore larg, ka aty punetore shqiptare nga Jugosllavia, do ju ndihmojne.
Sokoli tha: Nuk kemi lek per biletat.
Jua blej une biletat., – dhe plaku fukara, i panjohur, na bleu 3 bileta, ndoshta 60 franga. (Une besoj se ishte Jezu Krishti apo Xhebrail Emini.)
Mbrritem ne Friburg ne 8-9 te darkes. Stacioni ishte bosh, pervec nje rrethi burrash te rinj, nja 8 veta, qe po bisedonin.
Keta duken si katundare shqiptare, – tha Taulanti – hajde afrohemi.
U afruam, me valixhet e drunit ne dore dhe bishtin nder shale. Ata po flisnin shqip.
Mirmroma.
Mirmrama. Po ju te Shqipnis jeni?
Po.
Mos jeni nga ata tradhtaret e ambasadave, qe kane tradhtu atdheun dhe Enver Hoxhen?
Nexhmijen, se Enveri ka vdek. Jo, nuk jemi nga ata, dolem me pasaporte, me pa njehere c’behet kendej, po kemi ngele jashte sonte.
Tha kapo i tyre: Mund te vine me ne. Jemi nje brigate bujqsie nga Kosova,i njejti katund, vijme per pune sezonale dhe jetojme bashke ne nje shtepi me qera.
Dhe na moren, na mbajten 6 dit, deri sa gjetem nje menyre tjeter…
Bo.Ba/fjala.al