Rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë/ 7 të vdekur në 24 orë

Thyen masat kundër COVID-19, ndërpritet sërish mësimi në Kosovë

Situata nga COVID-19 duket se po rëndohet edhe në Kosovë .

Vetëm në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Instiuti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar 7 viktima të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Në raportimin e tyre, u bë e ditur se katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndërkaq, gjatë të mërkurës, vdiqën edhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19.
Dy persona vdiqën në Ferizaj, ku po trajtoheshin pasi ishin infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, nga 420 mostra të testuara më 14 korrik, 119 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, kurse 92 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5 mijë e 237, numri i të shëruarve në 2 mijë e 462, ndërkaq raste aktive janë 2663.

115 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. /Ra.My. Fjala.al/