Zëdhënësja e KE: Thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për “Zgjedhoren” të ruhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero i është bashkuar partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që bëjnë thirrje për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për kodin zgjedhor.

Përmes një postimi në “Twitter” Pisonero shkruan se marrëveshja për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR ishte kusht i Këshillit Europian për negociatat dhe se çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan Pisonero.

Maxhoranca dhe një pjesë e opozitës parlamentare kaloi në komisionin e ligjeve ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave të cilat nuk ishin pjesë e marrëveshjes së dakordësuar edhe me opozitën jashtëparlamentare në Këshillin politik./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që...

Lista Serbe kërkon kompromis, Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen...

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Më...

Izraeli dha ‘dritën jeshile’, banorët e Gazës presin mbërritjen e ndihmave

Ministria e Jashtme e Izraelit ka lajmëruar se kamionët me ushqim për fëmijë, miell dhe furnizime mjekësore do të lejohen të hyjnë në territorin...

Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në tunelin e Lomazzo, në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës në kulmin e kryqëzimit Lazzate...

Lajme të tjera

Web TV