Johnson: Nga mesi i nëntorit Britania do të kthehet në një ‘normalitet domethënës’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boris Johnson, kryeministri britanik deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të kthehet në një ‘normalitet domethënës’ nga mesi i nëntorit.

Duke folur në një konferencë për media në Londër, Johnson shprehu besimin se familjet do të jenë në gjendje të mblidhen rreth pemës së Krishtlindjeve, në dhjetor.

“Kjo nuk është një periudhë e rëndësishme vetëm për familjet, por edhe për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliona njerëz që punojnë në sektorë me të ardhura modeste”, tha Johnson.

“Ne shpresojmë për më të mirën, por planifikojmë për më të keqën”, tha ai, për të shtuar se plani mbetet “i kushtëzuar”.

Sipas Johnson, ‘sekreti i vërtetë’ i luftimit të koronavirusit është ‘veprimi kolektiv i popullit britanik’.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 590,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar.

Mbretëria e Bashkuar është e treta në botë për nga numri i viktimave, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Dhjetëra denoncime për ujin e ndotur dhe me erë në Tiranë, Krimi Ekonomik nis hetimet

Ditën e djeshme, më datë 11 Prill pati denoncime të shumta në rrjete sociale nga shumë qytetarë, të cilët...

Ambasada e SHBA: Shmangni agjencitë dhe aplikoni vetë online për viza turistike

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka vazhduar me fushatën sensibilizuese për një udhëtim të rregullt në Amerikë. Madje ambasada këshillon që për të marrë...

Rivendosja e zonave detare rikthen speciet

Një studim shqyrton qindra projekte të restaurimit të habitateve detare në mbarë botën: vetëm 9% kanë dështuar. Vito Tartamella Përpjekjet për restaurimin e ekosistemit detar...

Ekspedita në fund të detit Jon në Greqi zbulon të vërtetën tronditëse

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar se mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në fundin më...

Pranverë e vonuar, Ankaraja mbulohet nga bora

Edhe pse pranvera kishte filluar, kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja, u zgjua ditën e djeshme me një surprizë të papritur, pasi një stihie e pazakontë...

Lajme të tjera

Web TV