Titulli i 34-t i La Ligas, Real Madrid merr fitore të pastër ndaj Villarreal

Skuadra e Real Madrid ka mundur të kthejë në shtëpi titullin kampion të La Liga-s pas dy viteve. Ndeshja me Villarreal mbrëmjen e djeshme u siguroi “Los Blancos” trofeun e 34-t të kampionatit kryesor të futbollit spanjoll.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane fitoi 2-1 ndaj Villarreal, rezultat të cilit iu shtua humbja e Barcelonës 1-2 në shtëpi ndaj Osasunës dhe i dha garanci matematikore të titullit një javë para përfundimit të sezonit.

Ishin dy golat e Benzemas një në pjesën e parë të takimit dhe tjetri në 45-minutshin e dytë që i dhanë fitoren madrilenëve.

Ata triumfuan në 10 ndeshjet e fundit, duke siguruar plot 30 pikë që i mundësuan parakalimin e Barcelonës.

Ndërsa Barça nuk mundi që të qëndronte në garë pasi në javën e fundit u turpëruan në shtëpi nga Osasuna, me Mesin që ishte i vetmi që shënoi për ta nga një goditje dënimi.ka.ta/Fjala.al/