VIDEO/Zhupa: Veliaj vijëzon rrugën plot me puseta të hapura e gjithë gropa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar një rast ku sipas saj, bashkia e Tiranës ka lajmëruar banorët për vijëzimin e një rrugë, ndërkohë që ajo është e shkatërruar dhe me puseta të hapura.

Bëhet fjalë për rrugën “Perlat Rexhepi” në kryeqytet prapa godinës së Presidencës, rruga që të çon tek Fakulteti Juridik.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Zhupa tregon gjendjen e amortizuar të rrugës dhe thekson se Veliaj që e ka premtuar dy fushata, bën mirë të bëj rrugën njëherë të kalueshme pastaj të bëj vijëzimet për t’i marr lekët qytetarëve nga parkimet në këtë rrugë.

Postimi i plotë:

Strategjia zhvilluese e qytetit sipas Veliajt është të bësh vijëzimet tek rrugët që janë plot me puseta te hapura, gjithë gropa, edhe të amortizuara!!

Sic e shikoni me video, sot banorët lajmërohen me një makinat e tyre se do të bëhen vijëzimet e rrugës “Perlat Rexhepi” ndërkohë dallohet qartë që është një rrugë e shkatërruar. Pusetat jane të hapura buzë rrugës dhe uji del gjithandej, gropa të mëdha shkatërruese për makinat jane kudo përgjatë kësaj rruge. Për shoferet është një tmerr, por bashkia e Veliajt ka menduar t’i lehtësoi duke bërë vijëzimet!!!

Kjo rrugë nuk është në një vend që nuk frekuentohet, diku në periferi, është në mes te Tiranes, pikërisht pas presidencës rrugica që të çon tek Fakulteti Juridik!

Veliaj që e ka premtuar dy fushata, bën mirë të bëj rrugën njëherë të kalueshme pastaj të bëj vijëzimet për t’i marr lekët qytetarëve nga parkimet në këtë rrugë.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/306503667204863/?__xts__[0]=68.ARD2dygHebsLfIw7LiCrjqWM9xx92Sc4bbTGEzbws9HDFTrjbq9wP0bl8zDpjyzx1v-paZOajiJHXTI0wYXXQ5IEQ8nVgjvUyQkY8WEQwnsXEk-HdVFcgC25UH6rIhM9QUk6ePtBh07NUnbuThF-U4Mwk35vKQvKbej3ixZwGtdoobcWfb56ZWg5iabGQOdez-blkmGUSsw6ZWXXtOvu3WzgZ1KOW9xCLU0zRmG8WVQFkjwjovP_SjQZYvNGC4yIOX1HXRDhcgcGMg02KizfhmAG0vx71rvxghX4FbclVreqvDqWXpenZ2M_G2m9l1S_6OtxDQEw68vpzIAgKcLAK2FjD3PAh5GypyUTickL&__tn__=-R

Të fundit

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Lajme të tjera

Web TV