Xherdan Shaqiri i kërkon Liverpulit ta lërë të lirë, ja ku kërkon të transferohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti 28-vjeçar dëshiron të zhvendoset në kampionatin turk, tek Fenerbahçe. Duket se Xherdan Shaqiri është i vendosur për t’u larguar nga skuadra e Liverpulit gjatë kësaj vere.

Madje, mësohet se shtatshkurtëri ka kërkuar shkëputjen e kontratës me klubin anglez, për t’iu bashkuar Fenerbahçes, ekip me të cilin ka arritur marrëveshje në parim.

Kështu, ka raportuar të enjten në mbrëmje faqja e njohur sportive turk “Fotomaç”. Arsyeja që Shaqiri po kërkon shkëputjen e kontratës me Liverpulin është kërkesa e lartë e ekipit anglez për ta lënë të lirë që të transferohet te Fenerbahçe.

Për ta lënë të lirë futbollistin e përfaqësueses zvicerane, me origjinë nga Kosova, gjigantja angleze pretendon të marrë të paktën një ofertë mbi 20 milionë Euro.

28-vjeçari është nën kontratë me Liverpulin deri në fund 2023-shit dhe, në rast se shkëput kontratën, atëherë ai do t’i bashkohej Fenerbahçes si futbollist i lirë. Nga ana tjetër, klubi turk ka kohë që ka shprehur interesim për Shaqirin, të cilin e sheh si përforcim të madh për edicionin e ardhshëm.

“Xherdan Shaqiri pritet t’i bashkohet Fenerbahçes këtë verë, duke i dhënë fund qëndrimit dyvjeçar te Liverpuli”, – shkruan faqja sportive turke.

“Ai tashmë ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahçen, por kërkesa e Liverpulit për ta lënë të lirë po e pengon Shaqirin ta realizojë transferimin. Si rezultat i kësaj, Fenerbahçe ka kërkuar nga Shaqiri të këmbëngulë në shkëputjen e kontratës me klubin anglez për t’u transferuar si futbollist i lirë”, – ka përfunduar faqja në fjalë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV