Një aksident i rëndë nga ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku janë përfshirë 3 automjete.
Janë aksidentuar dy makina dhe një motor, ku bëhet me dije se drejtuesi i këtij të fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në zonën e quajtur “Nënkalimi” ku motoristi si pasojë e përplasjes ka përfunduar poshtë makinës.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. /Ra.My. Fjala.al/