Emri/ Virusi i merr jetën prokurorit të shtruar prej ditësh në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humb betejën me koronavirusin prokurori i parë shqiptar. I infektuar me COVID-19, ai ishte shtruar në një spital të Gjilanit, por raportohet se kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në Gjilan ndërroi sot jetë prokurori Ismet Ukshini, duke u bërë viktima e 125-të e koronavirusit, në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Mediafokus.info”, të cilës i janë referuar edhe media të tjera në Kosovë,  drejtori Klikik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.

“Në emër të stafit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e kolegëve”, ka thënë Ismajli.

Prokurori Ismet Ukshin ka qenë i shtruar prej 6 korrikut në Repartin Infektiv, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, prej disa ditësh.

Ai ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit, në moshën 59 vjeçare,.

Prokurori raportohet se ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, kryesisht probleme me mushkëritë. Një ditë më parë në Kosovë, u nda nga jeta, i prekur me Covid-19 një polic, në moshën 40-vjeç./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV