Historia e maskës në fytyrë, kur 118 vjet më parë u vendos e detyrueshme gjatë operacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku anestezist, Erjon Panajoti jep një mesazh për të gjithë qytetarët për të përdorur maska pasi janë vërtetë të nevojshme në luftën me pandeminë.

Mjeku tregon histori interesante të evolucionit të maskave që janë një masë shume e thjeshtë dhe shumë të efektshme siç është gripi spanjoll si dhe pandemia e fundit e Covid-19.

Ai jep shembuj konkret duke filluar që nga përdorimi i maskës në operacionet kirugjikale, e cila pas përdorimit të maskës u vu re se pacientët nuk shfaqnin infeksion. Ndërkohë gjithashtu ai paraqet disa shembuj të tjerë të shpërthimeve të pandemive ndër vite ku masa e vetëm e përdorur në ato ‘luftra’ ishte maska dhe distancimi fizik.

Ai shpjegon se kur njeriu flet spërklat që lëshohen arrijnë deri në 24 cm largësi, ndërsa kollitja shkon në 36 cm larg, ndërsa pëshpëritja krijon më shumë spërkla se e folura.

Postimi i plotë:

Erjon Panajoti

Kjo eshte nje foto e marre nga nje salle operacioni ne Jefferson Medical College, Philadelphia ne 1902.

Ne foto duket pacienti i shtrire ne tavolinen operatore, kirurgu, anestezisti dhe infermieret qe qendrojne rreth tij. Disa spektatore ndodhen ne amfiteater rrotull zones operatore.
Ajo qe te ben me shume pershtypje ne kete foto eshte qe askush nuk mban maske, as stafi operator dhe as spektatoret. Pervec kesaj as kirurgu, as anestezisti dhe as asistentet e tjere nuk mbajne doreza.

Nje student mjekesie i ulur si spektator ne amfiteater vuri re dicka. Ai vuri re se nga pozicioni ku qendronte, ne nje drejtim te caktuar te drites mund te shihte nje rrjedhje te vazhdueshme peshtyme qe dilte nga goja e kirurgut kur ai komunikonte me stafin e vete.
Ky student i vemendshem ja referon kete dukuri profesores se vet Dr. Alice Hamilton.
Dr. Alice Hamilton nisi nje studim per kete dukuri. Ajo mori kultura ne tavolinen operatore, nderkohe qe kirurgu foli afersisht 500 fjale. Rreth 75 koloni mikrobiale u identifikuan mes te cilave Streptococci, Diplococci, Staphylococci dhe bakterie te tjera ku gjysma e tyre ishin te rrezikshme per organizmin e njeriut.

Lexo edhe :  Iftaret dhe syfyret gjatë Ramazanit,këshillat që do t’ju ndihmojnë të ushqeheni siç duhet

Ajo gjithashtu vuri re se nga i foluri leshoheshin sperkla deri ne 24cm largesi, ndersa nga kollitja ato shkonin deri 36cm larg. Peshperitja krijonte me shume sperkla se sa i foluri.
Ajo konkludoi se peshtyma qe leshonte kirurgu kur fliste gjate operacionit mund te shkaktonte infeksion tek pacienti qe operohej.

Ajo puplikoi nje artikull ne JAMA ne 1905, ku keshillonte qe stafi operator te mbante maske per te parandaluar infektimin e pacientit gjate operacionit.
Kur kjo praktike filloi te ndiqej, nuk u shfaq asnje infeksion i plages operatore ne 8 muajt ne vijim.

Ne 1910-1911 nje epidemi pneumonie nga murtaja ndodhi ne Manchuria ( Kine ), ku mbi 50mije persona vdiqen. Kjo murtaje perhapej nga sperklat ne ajer. Njerezit u keshilluan te mbanin maske dhe maskat prej garze rezultuan mjaft efektive.

Gjate pandemise se Gripit spanjoll ne 1918 vdiqen miliona njerez. Ne San Francisco njerezit u keshilluan te mbanin maske dhe distancim fizik.Keto masa ishte efektive ne parandalimin e infeksionit te 20000 rasteve dhe 1500 vdekjeve ne San Francisko.
Nje anije po udhetonte nga Neë York per ne Southampton ne 1918-1919. Askush nuk po perdorte maske, dhe 100 njerez u infektuan gjate udhetimit. Ne udhetimin e kthimit, perdorimi i maskes u be i detyrueshem nga kapiteni, dhe asnje infeksion nuk ndodhi ne udhetimin e kthimit.

Kjo histori interesante e evolucionit te maskave na tregon se si nje mase e thjeshte mund te jete shume e efektshme ne parandalimin e perhapjes se epidemise se frikshme, siç eshte gripi spanjoll, si dhe pandemise se fundit te Covid-19.

Ndaj ju lutem :

PERDORENI ATE DREQ MASKE !
KOHA ESHTE TANI…

P.S. Reference: Hamilton, A. DISSEMINATION OF STREPTOCOCCI THROUGH INVISIBLE SPUTUM IN RELATION TO SCARLET FEVER AND SEPSIS. JAMA. 1905;XLIV(14):1108-1111.

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV