Kthimi i Shën Sofisë në xhami/ Janullatos: Fyerje kundrejt krishtërimit dhe islamit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka reaguar duke dënuar vendimin e Turqisë për ta kthyer kishën e Shën Sofisë në xhami. Ai e cilëson fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit.

Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadisti dënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë, por është një fyerje si ndaj Krishterimit ashtu dhe ndaj Islamit.

Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishterimit të pandarë dhe po përpiqen të mbulojnë fytyrën e saj shumë të bukur dhe të zhvlerësojnë ikonat e mrekullueshme të saj, sytë e saj shprehës.

Për më tepër, po përurojnë edhe një lloj xhamie krejt të pazakontë për Islamin klasik, me ikona të krishtera të mbuluara, të cilat brenda “heshtjes elokuente” të tyre, nuk reshtin së dëshmuari të vërtetën e krishterë. Nuk e di nëse ka ndonjë vend islamik lutjeje të ngjashëm në botë.

Intrasigjenca e autoriteteve turke nënvizon atë që theksojmë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit: Dhuna në emër të fesë dhunon shenjtërinë e vetë fesë. Dhe askush, sado i fuqishëm dhe i madh të mendojë se është, nuk ka të drejtë ta përbuzë këtë të vërtetë mbarënjerëzore” shkruan Janullatos.  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të...

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht. Zgjedhjet parlamentare në...

Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës...

Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: U shua papritur dhe parakohe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit të njohur shqiptar,...

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth....

Lajme të tjera

Web TV