“Thash ti shkruaja një herë se në fund të fundit çuna jemi”, shqiptari tregon si u njoh me Miss-in latin

Ervin Elezi me origjinë nga Tirana është i lidhur me një vajzë nga Republika Domenikane e cila është dhe Miss. Nidia Lorena Sanchez ka marrë pjesë në disa komepeticione bukurie ku është vlerësuar me një sërë çmimesh.

Ervini i ftuar në emisionin “Rudina”, tregon se si është njohur me bukuroshen. Ai shprehet se si fillim çdo gjë ka filluar nga rrjetet sociale, bisedat e para ai i ka shkëmbyer në Instagram e më pas çdo gjë ka rrjedhur natyrshëm.

“Por e vërteta ka filluar nga Instagrami. Kam hyrë në Instagram dhe aty ka filluar, i kam bërë një like një fotoje, pastaj një koment edhe pse Nidia në fillim ka qenë shumë e ftohtë. Nuk më ka kthyer përgjigje. Unë isha në New York. Ishte thjesht një shkrim, “je një vajzë e bukur” dhe thashë thjesht po e provoj se në fund të fundit çuna jemi dhe nuk ka asgjë të keqe. Nuk kisha asnjë përgjigje. I kam shkruajtur sërish pas dy javësh dhe aty filluam që bëmë një bisedë si fillim se unë nuk flisja spanjisht, Nidia fliste pak anglisht. Kështu filloi, shkëmbyem numrat derisa shkova për herë të parë në 2018-n në Punta Cana për pushime dhe u takuam”, tregoi Ervin Elezi.