U plagos nga fqinji, ndërron jetë në spital 46 vjeçari nga Patosi (EMRI)

Ka ndërruar jetë në spital 46- vjeçari Përparim Seati, i cili u qëllua me thikë nga fqinji i tij në Kasnicë të Patosit mesditën e sotme.

Përparim Seati u godit me thikë me thikë nga komshiu i tij, Alionid Sali për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

46-vjeçari mbërriti i plagosur rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier dhe u fut menjëherë në sallën e operacionit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pas 6 orësh, duke mos iu mbijetuar dot plagëve të marra.

Alionid Sali u arrestua disa orë pas ngjarjesh në fshatin Drizarë, Mallakastër në tentativë për tu larguar.

/En.Br./Fjala.al