Bodo Weber: Mos të lejohet manipulimi i dialogut Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja finale eventuale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbajë një plan të detajuar që nuk u lejon hapësirë manovruese Prishtinës dhe Beogradit për ta manipuluar procesin dhe rihapur çështjet e mbyllura.

Kështu ka thënë gjermani Bodo Weber, analist politik në Këshillin për Demokratizim, me seli në Berlin dhe Bruksel.

Këtë e ka arsyetuar me faktin se deri tani palëve u është lejuar t’i interpretojnë vetë marrëveshjet, duke bërë që shumë prej tyre të mos gjejnë zbatim në terren.

Asnjë ambiguitet konstruktiv dhe destruktiv më nuk duhet lejuar”, ka thënë Weber në një intervistë për Kohën.

Ai ka shtuar se është e domosdoshme që Serbisë t’i vihen afate të qarta për heqjen e Kosovës nga kushtetuta e saj si dhe integrimi në BE të kushtëzohet me njohjen e Kosovës.

Sa u përket vijave të kuqe, sipas Weberit, asnjë kompromis nuk duhet të bëhet për statusin e Kosovës.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV