Çfarë pritet nesër në takimin historik për zgjedhjet e vitit 2021?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A do të këtë në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme? Këtë pyetje vijojnë të bëjnë rëndomtë shqiptarët duke mos pasur aspak besim tek ajo që quhet reforma zgjedhore.

Për pjesën më të madhe togfjalëshi “reformë zgjedhore” nuk thotë më asgjë, njolloi si togfjalëshi “zgjedhje të lira dhe të ndershme” për OSBE-OHDIR.

Zgjedhjet e vitit 2021 janë “thembra e Akilit” për politikën e ditës në Tiranë. Përplasjet e forta Rama,Meta Basha jenë të pashmangshme. Sigurisht këtu nuk është halli tek reforma, listat e hapura apo koalicionet, por se kush do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2021.

Takimi që do të zhvillojë nesër Këshilli Politik për reformën zgjedhore pritet që të shndërrohet në takim historik. Nga ajo që vendoset nesër shqiptarët do të kuptojnë se nga do fryje era e fitores për 2021-shin.

Secila parti politika ka dërguar më të besuarit e saj tek ky Këshill Politik që do të mblidhet nesër më 20 korrik në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.

Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca do të përfaqësohet nesër edhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Partia Demokratike do përfaqësohet nga  Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi, ndërsa LSI-në e përqafëson Petrit Vasili.

Edi Rama ftoi dhe presidentin Ilir Metën t’i bashkohej tryezës, por presidenti ende nuk e ka
konfirmuar pjesëmarrjen, ndonëse ishte ky i fundit i cili propozoi që ndryshimet në  Kushtetutë të diskutoheshin në këtë tryezë.

Ndërkohë një ditë më parë opozita parlamentare kërkoi përfaqësimin në Këshillin Politik Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.

Plotë 28 deputetë firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetë të pavarur, të cilët kanë kërkuar ndryshimet kushtetuese janë dakordësuar që të përfaqësohen në Këshill nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari si kryetare e Komisionit te Integrimit.

Lexo edhe :  Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Qëndrimet dhe qasjet e kundërta politike mund të bëjnë që për shkelje të afateve kohore të zgjedhjeve që mund të mbahen në muajt maj ose qershor Shqipëria mund të hyjë në zgjedhje pa lista të hapura.

Faktori kohë do të penalizoj vendin duke e çuar atë në zgjedhje pa lista të hapura pasi çdo procedurë do të kërkojë kohën e vet, përkatësisht dakordësia, dekretimi nga presidenti, dërgimi në kuvend dhe miratimi.

Ndërkohë interesi për takimin e nesërm nuk është i njëjtë kur krahasojmë Ramën, Bashën dhe Metën. Kryedemokrati nesër do jetë në Kosovë. Ndërsa përplasja më e madhe si e keni parë edhe në media pritet të jetë Rama-Meta. Kush fiton këtë duel, fiton edhe zgjedhjet e vitit 2021.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Muzika është në gjak tek ne”, rrëfimi prekës i babait të Beatriçes

Babi i Beatriçe Gjergji rrëfenë se para se të ngjitej në skenën madhështore të Eurovizionit, muzika ishte tashmë pjesë...

Porosia e Partisë Demokratike për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia

Të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, janë porositur që çdo votë e ardhur...

Rama: Shumë të rinj europianë që studiojnë në Tiranë duan të qëndrojnë në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama, në Forumin Ndërkombëtar për të Ardhmen e Evropës, deklaroi se ka shumë të rinj europianë që po studiojnë në vendin tonë...

E fundit/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Dean Huijsen

Dean Huijsen është lojtari më i ri i Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. https://twitter.com/realmadrid/status/1923680731789758959?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA “Real Madrid...

Tirana “historike” për Merz! Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë

Takimi i “Komunitetit Politik Europian”, që bëri bashkë kryetarë shtetesh e qeverish të Europës në Tiranë, pati një rëndësi të veçantë për Fridriech Merz. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV