Djali i Almedës dhe Tolgahan flet shqip, ja fjala që thotë më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë në maj të vitit 2019.

Almeda solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Efehan. Ndërsa së fundmi shqiptarja ka vendosur që të realizojë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, duke iu kthyer përgjigje në “Instastory”.

Një nga pyetjet që i është bërë Almedës ka qenë, nëse Efehan di të flasë shqip. Ajo ka treguar se i biri flet shqip, ai thotë fjalën “nona” për gjyshen e tij.

“Po, nonaaa, kështu e thërret mamin tim”,-shkroi Almeda.

Rikujtojmë që  Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayışman, janë ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të showbizit shqiptar dhe atij turk.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë...

A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Alban Daci Analiza tipike  e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet...

Kroacia teston dronin revolucionar që do të modernizojë luftimin

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku paraqitet përdorimi i dronëve luftarakë FPV gjatë një stërvitjeje të...

Si po ndikon politika ekonomike e Trump? Ekspertët: Zhgënjyese në tregun e punës

Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë. Sinjalet paralajmëruese të alarmit për konjunkturën dhe ekonominë në SHBA po shtohen. Presidenti...

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai ishte kreu i Ministrisë së...

Lajme të tjera

Web TV