“Fair Play” Vllaznia, mund Kukësin dhe i dhuron titullin e 25-të “kampion” Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një manifestim të rrallë të lojës së ndershme, Vllaznia nuk i ka hapur rrugë Kukësit, madje e ka mundur atë 1-0 në përballjen e vlefshme për javën e 34-t të Kategorisë Superiore, të luajtur të dielën në mbrëmje në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke i dhënë njëkohësisht edhe titullin “kampion” Tiranës.

Goli i Adilit dy minuta para fundit të kohës së rregullt, u ka mjaftuar kuqebluve për të marrë fitoren e 12-të në këto 34 javë dhe për t’u ngjitur në kuotën e 45 pikëve, dy më pak sesa Bylisi i vendit të 7-të.

Kështu, Tirana është zyrtarisht “kampione” e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për sezonin 2019-2020. Ky është titulli i 25-të në histori për bardheblutë, tanimë të drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo, të cilët kanë marrë një “dhuratë” nga Vllaznia, 2 javë nga fundi i kampionatit, duke siguruar matematikisht trofeun që kishin 11 vite që e prisnin. Ky titull jubilar vjen pikërisht në jubileun e 100-të të themelimit të klubit kryeqytetas

Kampionati Kombëtar i Futbollit
Kategoria Superiore

LIBRI I ARTË:
1930 Tirana
1931 Tirana
1932 Tirana
1933 Skënderbeu
1934 Tirana
1935 (nuk u zhvillua)
1936 Tirana
1937 Tirana
1938 (nuk u zhvillua)
1939 (nuk u njoh)
1940 (nuk u njoh)
1941 (nuk u zhvillua)
1942 (nuk u njoh)
1943 (nuk u zhvillua)
1944 (nuk u zhvillua)
1945 Vllaznia
1946 Vllaznia
1947 Partizani
1948 Partizani
1949 Partizani
1950 Dinamo
1951 Dinamo
1952 Dinamo
1953 Dinamo
1954 Partizani
1955 Dinamo
1956 Dinamo
1957 Partizani
1958 Partizani
1959 Partizani
1960 Dinamo
1961 Partizani
1962-1963 Partizani
1963-1964 Partizani
1964-1965 Tirana
1965-1966 Tirana
1966-1967 Dinamo
1968 Tirana
1969-1970 Tirana
1970-1971 Partizani
1971-1972 Vllaznia
1972-1973 Dinamo
1973-1974 Vllaznia
1974-1975 Dinamo
1975-1976 Dinamo
1976-1977 Dinamo
1977-1978 Vllaznia
1978-1979 Partizani
1979-1980 Dinamo
1980-1981 Partizani
1981-1982 Tirana
1982-1983 Vllaznia
1983-1984 Elbasani
1984-1985 Tirana
1985-1986 Dinamo
1986-1987 Partizani
1987-1988 Tirana
1988-1989 Tirana
1989-1990 Dinamo
1990-1991 Flamurtari
1991-1992 Vllaznia
1992-1993 Partizani
1993-1994 Teuta
1994-1995 Tirana
1995-1996 Tirana
1996-1997 Tirana
1997-1998 Vllaznia
1998-1999 Tirana
1999-2000 Tirana
2000-2001 Vllaznia
2001-2002 Dinamo
2002-2003 Tirana
2003-2004 Tirana
2004-2005 Tirana
2005-2006 Elbasani
2006-2007 Tirana
2007-2008 Dinamo
2008-2009 Tirana
2009-2010 Dinamo
2010-2011 Skënderbeu
2011-2012 Skënderbeu
2012-2013 Skënderbeu
2013-2014 Skënderbeu
2014-2015 Skënderbeu
2015-2016 Skënderbeu
2016-2017 Kukësi
2017-2018 Skënderbeu
2018-2019 Partizani
2019-2020 TIRANA

Lexo edhe :  Real Madridi shpërthen, i drejton letër Federatës së Futbollit në Spanjë

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV