Hamilton “mbret” për herë të 8-të në pistën e Hungaroringut, Ferrari zhgënjen sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampioni në fuqi i botës në Formula 1, Ljuis Hemilton, mbizotëroi plotësisht në Çmimin e Madh të Hungarisë dhe korri kështu fitoren e tij të 8-të në pistën e “Hungaroringut”. Piloti i “Mercedes”-it e dominoi plotësisht garën, nga fillimi deri në fund dhe nuk u kërcënua për asnjë çast nga rivalët, duke mbërritur në finish shumë i shkëputur nga ndjekësi më i afërt, Maks Verstapen, që mori shkallën e dytë të podiumit, pavarësisht se përplasi makinën e tij gjatë xhiros së nxemjes.

Hemiltoni po kryesonte i shkëputur me 25 sekonda nga piloti holandez i “Red Bull”-it, por vendosi të bënte një ndalesë të fundit, për të ndërruar gomat dhe për të siguruar edhe pikësh shtesë për xhiron më të shpejtë të garës. Me këtë fitore, britaniku i skuadrës gjermane bëhet i dyti pilot i historisë së Formulës 1 që fiton 8 herë në të njëjtën pistë, duke shkruar kështu emrin përkrah Mikael Shumakerin.

Legjendari gjerman kishte fituar 8 herë Çmimin e Madh të Francës. Ndërkohë, Valteri Botas plotësoi podiumin, duke mbërritur i 3-ti në finish, edhe pse një nisje e keqe bëri që ai të lëshonte vendin e dytë në nisje. Por rezultati i sotëm nënkupton se finlandezi tanimë ia dorëzon kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve shokut të tij të skuadrës së “Mercedes”-it, Ljuis Hemilton. Ky i fundit ka grumbulluar 63 pikë pas 3 garave të para, 5 më tepër sesa Botasi.

Piloti i “Racing Point”, Lens Stroll, e mbylli në vendin e 4-t, duke lënë prapa pilotin tjetër të “Red Bull”-it, Aleksandër Albon, ndërsa Sebastian Feteli ishte më i miri i “Ferrari”-t, në vendin e 6-të, pasi shoku i tij i skuadrës, Sharl Leklerk, nuk arriti të hynte në zonën e pikëve, pasi e humbi betejën me spanjollin Karlos Sainz. Ky i fundit do të jetë shok skuadre me pilotin e ri nga Montekarlo, teksa do të drejtojë makinën tjetër të skuadrës italiane për sezonin e ardhshëm.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder...

Qëlloi me çifte kuajt në Llogara, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

Rubini turpërohet në Moskë, Daku shkëlqen me golin e 5-të radhazi

Disfata e Rubinit në Moskë, përballë CSKA-së që u shënoi pesë golave miqve nga Kazani, nuk e ka sfumuar formën e mirë të Mirlind...

Dhunohet brutalisht operatori polak në Përmet, akuzon rivalët

Operatori i një guide turistike polake, c, ka denoncuar publikisht me më 2 gusht është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie udhëtimi rivale. Ngjarja...

“Kushtetuesja” merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur. Kushtetuesja ka konstatuar se...

Lajme të tjera

Web TV