VIDEO/ Dritan Leli nxjerr pamje nga Vlora: Ofrohen falas të gjitha shërbimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka bërë publike një video nga Vlora dhe mrekullitë e qytetit bregdetar.

Në një postim në “Facebook”, Leli shprehet se plazhi publik i Vlorës është një mundësi pushimi për të gjithë.

Më tej ai thekson se të gjitha shërbimet ofrohen falas, njësoj si në subjektet private.

Në situatën e krijuar nga pandemia, jugu është një nga vendet më të pëlqyera nga shqiptarët, që tashmë janë të detyruar të pushojnë brenda vendit.

Postimi i plotë:

Plazhi publik i Bashkisë Vlorë, që po funksionon prej ditësh në afërsi të godinës së ish Akademisë së Marinës, është një mundësi pushimi për të gjitha moshat në këto ditë vere, ku ofrohen falas të gjitha shërbimet, njëlloj si edhe në hapësirat që shfrytëzohen nga subjektet private.

Ky mjedis, përbën njëkohësisht, një model të vizionit të administratës së Bashkisë, për t’ju gjendur pranë dhe për t’u krijuar standarde pushimi kategorive në nevojë; të moshuarve, grave e fëmijëve.

#unerrineshqiperi ??#këtëverëtëpresnëvlorë?/ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/watch/?v=1290284601346890

Të fundit

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë...

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka zbuluar objektivin minimal të kuqezinjve...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Lajme të tjera

Web TV