Adnor Shameti: Analiza ime për mbledhjen e Këshillit Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i partisë Socialiste Adnor Shameti analizon takimin e sotëm të Këshillit Politik. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Shameti tha se PS është e bindur se ka mbështetjen e shumicës absolute dhe se nuk i trembet asnjë lloj sistemi apo formati që do ketë si Kushtetuta apo ligji zgjedhor në lidhje me sistemin apo mënyrën e votimit.

 -Zoti Shameti, ju si e komentoni këtë qëndrim stoik të PS dhe në Këshillin Politik sot, e njëjta gjë atë që e tha Rama më vete apo edhe Balla. Kemi një përplasje këtu sepse ndërkombëtarët kërkojnë të firmoset marrëveshja e 5 qershorit.

-Në rradhë të parë dua t’iu sqaroj që PS si grupim politik nuk i trembet asnjë lloj sistemi apo formati që do ketë si Kushtetuta apo ligji zgjedhor në lidhje me sistemin apo mënyrën e votimit. Jemi të bindur se kemi mbështetjen e shumicës absolute nga të gjitha sondazhet e nga punët. Në këtë kuptim nuk na intrigon asnjë lloj sistemi, por në fund të ditës nuk ka pse ne si PS të fshihemi pas gishtit dhe të themi “Jo, do i qëndrojmë stoik këtij sistemi apo kësaj zgjidhje” që e dini shumë mirë si u bë në vitin 2008. Dhe nëse sot do anatemohet procesi apo procedura e paraqitjes së këtyre ndryshimeve krahasuar me 2008, unë ju siguroj se është si nata me ditën nga të dyja anët. Ju thashë që është një nismë e 50 mijë shtetasve, mos iu duket gjë e vogël./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=JUNr_nTKHSE

Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në FJALA TV

https://www.facebook.com/110078253909771/videos/286144082470970/

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV