Juve-Lazio, ndeshja më e rëndësishme e Serisë A dhe surprizat që priten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tre ndeshjeve pa fitore me Milanin, Atalantën dhe Sassuolon, Juventus kërkon të marrë tre pikët në ndeshjen e javës së 34-t me Lazion, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 21:45 në Allianz Stadium në Torino.

Bardhekaltrit kanë qenë prej kohësh një nga rivalët e bardhezinjëve për titullin kampion të Serisë A.

Megjithatë pas pjesës së parë të këtij sezoni që ishin dominant, skuadra e trajnerit Simone Inzaghi ka pësuar një rënie të thellë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes jo të mirë të lojtarëve.

Nëse do të fitojë sonte Juve, do të ngrihej në +8 nga Interi i dytë, i cili u ndal në barazimin 2-2 nga Roma.

Takimi me Lazion do jetë një sfidë e ndërlikuar  për Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij, të cilët në dy ndeshjet e fundit të drejtpërdrejta, kanë pësuar dy nokaut.

Në kampionat u mundën me rezultatin 3-1, me golat e shënuar nga Luiz Felipe, Milinkovic-Savic dhe Caicedo, të cilët rrëzuan avantazhin e parë që kishte marrë Juve në atë takim.

I njëjti rezultat u mor edhe në Superkupën e Italisë që skuadra e Simone Inzaghi u kthye fitoi falë golave ​​të Luis Alberto, i cili do jetë një mungesë e madhe në sfidën e mbrëmjes së sotme, Lulic dhe Cataldi.

E padobishëm ishte goli i Dybalas, që ishte i vetmi në këtë takim. Pra në takimin e mbrëmjes së sotme pritet të ketë shumë surpriza.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV