Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Këshilli Politik/Hapen kartat, çfarë pritet të kërkojë PD-ja dhe qëndrimet e PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja politike e 5 qershorit rikthehet për diskutim një muaj e gjysmë pas miratimit. Këshilli Politik mblidhet sot me përfaqësim më të lartë politik, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama përballë numrit dy të PD-së, Gazmend Bardhi.

Burime zyrtare nga selia blu i thanë “Fjalës” se opozita do të kërkojë të mos preket marrëveshja, por do të jetë e hapur të diskutojë ndryshimin e sistemit elektoral, duke sjellë propozimet e saj.

Nga Blerina Gjoka

Kjo e hënë do të jetë vendimtare për situatën politike në vend, nëse debati për ndryshimet kushtetuese do t’i ndajë më tepër palët, apo do të kërkohet një konsensus i ri politik. Këshilli Politik, i krijuar me një marrëveshje të gjerë politike në janar, do të rimblidhet sot paradite në Pallatin e Kongreseve, edhe pse misioni i tij konsiderohej i mbyllur, pas arritjes së marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Kjo marrëveshje që ka mbetur pezull, pa u miratuar në Kuvend, pritet të rikthehet në tryezë, pasi një paketë ndryshimesh kushtetuese që ka iniciuar opozita e re parlamentare dhe është mbështetur nga mazhoranca socialiste, besohet se rrëzon disa nene kyçe të kësaj marrëveshjeje që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor.

Për herë të parë pas 6 muajsh tryeza e Këshillit Politik do të ketë anëtarë të rinj në një nivel të lartë përfaqësimi, pasi është lajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nga ana e Partisë Demokratike do të vijë numri i dy i saj, Gazmend Bardhi. Rama njoftoi vetë pjesëmarrjen në tryezë disa ditë më parë, duke ftuar edhe kryeopozitarin Lulzim Basha, i cili ka refuzuar uljen përballë kryeministrit.

Po ashtu, opozita parlamentare do të ketë dhe deputetin Myslym Murrizi në krah të Rudina Hajdarit, si anëtare e përhershme. Tryeza vjen në një moment kur situata politike është tepër e tensionuar dhe debatet e sotme do të jenë përcaktuese, nëse kriza do të thellohet me miratimin e ndryshimeve kushtetuese të njëanshme, apo do të hapet një debat i ri, për të gjetur konsensus politik të gjerë, nëse do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor apo jo.

Kërkesat e opozitës

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, që përfaqësojnë opozitën e bashkuar jashtë Kuvendit, do të shkojnë në tryezën e sotme me dy argumente: mosprekjen e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe kërkesën për një debat të hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndryshim që prek Kushtetutën, duke parashtruar propozimet e tyre për këtë debat.

Burime nga selia blu thanë dje për gazetën “Fjala” se agjenda e mbledhjes së nesërme, sipas opozitës, do të synojë që pika e parë të pranohet të kalojë për miratim në Kuvend sa më shpejt, pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit.

Opozita do të argumentojë se kjo marrëveshje është arritur me konsensus, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, dhe miratimi i saj sa më shpejt është një nga kushtet e BE-së për negociatat dhe kërkesë e ndërkombëtarëve. Në pikën e dytë të diskutimit në tryezë opozita është e gatshme të futet në debatin e hapur së fundmi për ndryshimet kushtetuese, të cilat synojnë ndryshim të sistemit zgjedhor për të miratuar lista të hapura kandidatësh dhe riformatim të koalicioneve parazgjedhore.

Këtë nismë opozita e ka kundërshtuar publikisht, por sipas burimeve nga PD-ja, në tryezë përfaqësuesit e saj do të parashtrojnë kërkesat e tyre për këtë çështje. Sipas tyre, nuk ka kohë për ndryshime kushtetuese vetëm disa muaj para zgjedhjeve, por nëse këto ndryshime dalin si domosdoshmëri, atëherë opozita ka pikpamjet e saj për sistemin zgjedhor.

PD-ja do të rikthejë në tryezë kërkesën e kahershme për qeveri tranzitore para zgjedhjeve dhe do të mbrojë idenë e një sistemi elektoral mazhoritar, por duke i qëndruar gjithmonë parimit mbi të cilin funksionon Këshilli Politik; atë të miratimit me konsensus.

Sipas selisë blu, opozita nuk ka qenë asnjeherë kundër këtij diskutimi, por gjatë mbledhjeve të këtij këshilli nuk ka pasur konsensus mes palëve dhe në fund u vendos që çështja e sistemit zgjedhor të mos futej në marrëveshjen e 5 qershorit. Opozita do t’i qëndrojë nesër idesë se ndryshimi i sistemit elektoral dhe ndryshimi i Kushtetutës kërkon një konsesus të gjerë politik, nuk mund të bëhet vetëm nga ana e mazhorancës.

Lexo edhe :  Rama në Berlin nënshkruan deklaratat për tregun e përbashkët dhe arsimin e lartë në rajon

Debati për ndryshimet kushtetuese

Hapja e listave të kandidatëve që erdhi si propozim në Kuvend nga një grup deputetësh nga listat shumemërore të opozitës, është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama javët e fundit. Por ndryshimi i këtij neni në sistemin zgjedhor aktual besohet se do të rrëzonte marrëveshjen e 5 qershorit dhe do të fuste në vështirësi opozitën e sotme, për të bërë një koalicion funksional në zgjedhjet e vitit 2021.

Mazhoranca do të kërkojë sot në Këshillin Politik që të marrë një konsensus për këto ndryshime dhe të argumentojë se si ato nuk e rrëzojnë ligjërisht marrëveshjen e arritur më parë. Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka njoftuar se Partia Socialiste do të përfaqësohet në këtë tryezë nga vetë ai, si dhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama dhe, sipas tij, temë diskutimi në këtë tryezë do të jenë pikërisht ndryshimet kushtetuese, të miratuara në Komisionin e Ligjeve.

“Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët propozojnë ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që lidhen me hapjen e listave zgjedhore dhe vendosjen e një pragu kombëtar.

Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparlamentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamentare, për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaquar pikëpamjet tona përmes dialogut konstruktiv, ju propozoj: mbledhjen ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë” – thuhet në letrën e Gjiknurit dorëzuar për kolegët e opozitës.

Nëse kryeministri shkon sot në tryezë, ai pritet të argumentojë mbështetjen që u ka dhënë ndryshimeve kushtetuese. Më parë në Kuvend ai ka deklaruar se koncepti kushtetues për koalicionet do të riformulohet nën modelin e disa vendeve të BE-së, por nuk do të ketë ndalim të tyre, siç pretendon opozita jashtë Kuvendit. Tryeza u thirr nga presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha e më pas u përshëndet nga Rama, por asnjëri nga dy të parët nuk do të jetë sot pjesëmarrës në këtë takim.

KRIIK: Amendimi i njëanshëm i Kushtetutës, precedent i rrezikshëm

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) në ndjekje të tërë zhvillimeve politike e institucionale, ka dalë sot me një qëndrim publik: “Prishja e marrëveshjes politike dhe amendimi i njëanshëm i Kushtetutës, precedent tejet i rrezikshëm për të ardhmen demokratike të vendit”.

Nëpërmjet tij, KRIIK-u deklaron se konfrontimi politik që tanimë po rrezikon marrëveshjen politike të 5 qershorit 2020, paraqet në vetvete perspektivën e një ecurie akoma më të rrezikshme se ajo që i parapriu dakordësisë politike. Mbi precedentët antidemokratikë të shtresëzuar në vijimësi, në një kontekst institucional kritik, po manifestohet edhe një precedent tjetër i ri, totalisht i papranueshëm për sistemin demokratik, cenimi, pa marrë akoma jetë, i dakordësisë dhe kompromisit të lidershipit politik.

Mosmiratimi me emergjencë i kësaj marrëveshjeje dhe interferimi në këtë proces i agjendave të tjera pa dakordësi të plotë dhe të gjithanshme politike, po e çon vendin nga një precedent i rrezikshëm në tjetrin. Procesi i amendimit kushtetues të ndërmarrë së fundi, përpos problematikave të tjera që mbart në vetvete, është një ndërhyrje e njëanshme e mazhorancës, në kundërshtim me zotimin e marrë në zbatim të marrëveshjes politike të 5 qershorit 2020.

Në Relacionin që shoqëron projektligjin e dakordësuar nga kjo marrëveshje politike, deklarohet se këto amendime mundësojnë dakordësinë politike të palëve për rregullat e lojës në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore të radhës, si dhe përbëjnë bazën ligjore të ndryshuar me të cilën këto dy procese zgjedhore do të zhvillohen. Gjithashtu, KRIIK-u shprehet se procesi i amendimit të Kushtetutës, i ndërmarrë nga Kuvendi, me një proces konsultimi fiktiv, në shkelje të germës dhe frymës së ligjit dhe pa dakordësi të plotë politike, konsiderohet si një veprim tejet i rrezikshëm.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Disa mënyra për të shmangur varësinë nga telefoni; mos i neglizhoni sinjalet!

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u pleksur me atë...

Prit të përqafoj pak, të duket sikur zihemi/ Videoja e Dash Sulës bëhet virale në rrjet

Deputetët e PD-së janë në hall të madh, pasi nuk e kanë të sigurtë emrin në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Fati i tyre është...

Dosja Partizani, ja kur do të mbahet seanca paraprake

Në datë 24 tetor ora 12:00 seanca paraprake për Berishën Seanca paraprake me gjyqtare Flojera Davidhi. Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse dosja do të shkojë...

Rekordi me kombëtaret, Lionel Messi barazon Cristiano Ronaldo-n

Triumfi 6-0 i Argjentinës ndaj Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës për Amerikën e Jugut ishte një ndeshje rekordi për Lionel Messi-n. Ylli i...

Ëndërroni gjëra të bukura! Përse është më mirë të flini në krahun e majtë?

A keni menduar ndonjëherë që ana e trupit në të cilën flini ka ndikim të caktuar në shëndetin tuaj? Pikërisht është kështu. Nëse mund t’u...

Lajme të tjera

Web TV