Kina e gatshme të përballet me SHBA-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ngre debatin e ndezur në një nivel të ri. Katër vite pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Hagë, që i deklaroi pretendimet e Kinës në Detin Jugor për jo legjitime, kërkesat e Pekinit i përcaktoi si ilegale edhe qeveria amerikane. „Bota nuk do t’ia lejojë Pekinit të trajtojë Detin Jugor Kinez si zonën e saj detare”, tha Pompeo.

Vëzhguesit janë të mendimit, se SHBA për herë të parë me këtë mori anë dhe nuk paraqitet më si zbutëse ndaj pretendimeve të Kinës. Ky pohim nga SHBA nuk është kërcënim bosh. Luftanijet amerikane patrullojnë rregullisht në ujërat e kontestuara, edhe me mbështetjen e vendimit të arbitrazhit. Kina dhe SHBA janë armatosur, jo vetëm në kuptimin material, por edhe në drejtim të vullnetit për përplasje. Deklarata e luftës ndodhet mes rreshtave.

Sheshi i vërtetë i ndeshjes – Lindja e Afërt

Pekini nuk tregon dobësi në këtë kontekst dhe reagon me sanksione kundër politikanëve amerikanë, mes tyre senatorët kritikë ndaj Kinës, Ted Cruz dhe Marco Rubio, të dy republikanë. Sanksionet prekin edhe koncernin e armatimeve, Lockheed Martin, që së fundmi bëri të ditur, se do të shesë armë në Tajvan. Kina e sheh Tajvanin si provincën që e ka tradhtuar. Por të gjitha këto, megjithë dramatikën që përmbajnë, janë në thelb politikë simbolike.

Masa më e ashpër që Kina ka ndërmarrë deri më tani është bashkëpunimi i vendosur ekonomik dhe në fushën e sigurisë me Iranin. Pekini dhe Teherani, sipas raportimeve të fundit në media, kanë nënshkruar një partneritet të gjerë afatgjatë. Në 25 vitet e ardhshme, regjimi komunist do të investojë një duzinë miliardash në Iran. Si shpërblim, Kina merr naftën iraniane. Irani është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë. Me të ardhurat nga Kina, Irani del nga izolimi ndërkombëtar, në të cilin ndodhet për shkak të programit të tij atomik të kontestuar.

Konfrontim i hapur

Në sfondin e kërcënimit që mban në fuqi SHBA ndaj Iranit, Pekini zgjedh me partneritetin me Teheranin rrugën e konfrontimit me Uashingtonin, duke rrezikuar edhe një përplasje frontale. Mesazhi nga Pekini është i qartë si kristali dhe i frikshëm. Pekini e ka menduar mirë, reagimin e SHBA ndaj marrëveshjes afatgjatë me Iranin dhe nuk i trembet masave ndëshkuese.

Lexo edhe :  Votat preferenciale në Tiranë/ Cilët janë deputetët që ngelin jashtë Kuvendit

Kjo vlen edhe për ekonominë. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të kontestuar të sigurisë për Hongkongun (Ligji për Sigurinë Kombëtare të Hongkongut) më 1 korrik, presidenti Trump nënshkroi sanksione që praktikisht mund t’i përjashtojnë të gjitha bankat kineze nga likuiditetet me dollarin amerikan, pasi ato u ofrojnë shërbime financiare individëve apo firmave të sanksionuara. Si tregu më i madh i konsumit në botë, SHBA qëndrojnë në një pozicion më të fortë në tregtinë botërore.

Takim i presidentit, Xi Jinping me Ali Khamenein

Por Pekini nuk shqetësohet. Në bunkerët e Bankës Qendrore Kineze ndodhen 3 bilionë dollarë amerikanë si devizë rezervë. Qeveria kineze, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të SHBA në korrik 2020 është kredidhënësi më i madh i SHBA me 1,2 bilionë dollarë. Nëse SHBA e përjashtojnë Kinën dhe Hongkongun nga sistemi financiar me dollarin, ky do të ishte një dëm i madh për vetë SHBA dhe do t’i jepte hov ndërkombëtarizimit të valutës koneze, renminbi, i njohur si yuan.

Duel superfuqish

Fu Ying, ish-zëvendësministre e Jashtme e Kinës u pozicionua në një simpozium mbi marrëdhënien e vështirë mes dy vendeve. Kina do të luajë në mënyrë „proaktive” letrat e saj, tha ajo. Proaktiv do të thotë që Kina nuk është vetem duke e sfiduar SHBA si superfuqi botërore, por po thyen edhe monopolin e pushtetit amerikan për të formësuar një rend të ri botëror sipas përfytyrimit të saj.

Kryerja e likuiditeteve në tregtisë ndërkombëtare me renminbin do të ishte hapi i parë. Tjetri: një partneritet afatgjatë me Iranin, një figurë shahu në një luftë përfaqësuese, vend që ka ambicie për të zhvilluar armë atomike. Kërcënon një konflikt i ri, deri më tani pa dhunë. Por ajo që dihet: Asnjë palë nuk i trembet konfrontimit. Të dyja e kërkojnë duelin dhe presin momentin e duhur.

Deng Yuwen është politolog në Institutin e Analizës Strategjike të Kinës dhe bashkëbotues i revistës „Revista për Analizën Strategjike të Kinës”. Kjo analizë është një variant i shkurtuar i origjinalit në gjuhën kineze./DW/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trump ndez polemika me deklaratën për Taylor Swift: Filluat ta urrenit falë meje

Në një postim të fundit në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka shpërthyer ndaj këngëtares Taylor Swift,...

Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës...

Macron nga Tirana: Vendi juaj në BE, do jemi krah jush në realizimin e reformave

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se vendi i Shqipërisë është në BE. Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE...

Rama konferencë për shtyp me Macron: Marrëdhënia me Francën ka hyrë në një fazë të re

Marrëdhënia e Shqipërisë me Francën ka hyrë në një fazë të re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp...

Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD, reagon Sindikata e Punonjësve të Medias

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës. “Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës...

Lajme të tjera

Web TV