Kronika e “VOA-s”/Meta: Censura gjatë pandemisë e patolerueshme, duhet reflektim urgjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar pas kronikave te “Zëri i Amerikës”, ku thuhej se institucionet shqiptare vështirësuan edhe më shumë dhënien e informacionit gjatë periudhës së pandemisë dhe për qëndrimin e Departamentit Amerikanin të Shtetit i cili deklaronte se Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve.

Sipas kreut të shtetit, pohimi i ekspertëve të medias në VOA se kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Reagimi i plotë:

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e bëra sot publike nga “Zëri i Amerikës” sipas të cilave “e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua nga pandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur në mënyrë të përsëritur me refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët”.

Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se “kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni”, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhe drejta e lirisë së informimit.

Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes.

Në këtë kuadër e përshëndes dhe e vlerësoj edhe qëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera theksohej se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3183070661739185?__xts__[0]=68.ARB-8N01ebmbRFqP2ff9s7HzwX-_–zPlLL-1Y2DlAfgVysZ-rfRSuK5ieHcZi_5hB1gEeayS63U4DJqPYTCyKYliqbfp_MRgF0_vmiAVmfWmHXJ3JQfjX8Oee3bojqq81Uyb08c10VOV9bEydDgi0XzDsy288KZ7YVVjCYsnfg9m50drtqOActL1ihiS9Nij4CmHCtjRPK2w0kxGZe599ETrs7XIakm4VI6SS9B2Axa8A8N8g0IjQdVWniDiDfKW3NMm7Pyx2ytUhGioNR2WkupPI3Xh7Zg6uPP0_oJmqXBbKkdr2bMaEgw0rncN4ZdCGKu28oztx9M9RpsHWHQL026Rueh&__tn__=-R

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV