Në fshehtësi të plotë, martohet Princesha e Pallatit Mbretëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princesha Beatrice është martuar me burrin e saj italian Edoardo Mapelli Mozzi, në një ceremoni të fshehtë në kështjellën mbretërore Ëindsor në Britani, me gjithsej 20 të afërm, përfshirë dhe mbretëreshën Elisabeth.

31-vjeçarja Beatrice dhe Edo shkëmbyen premtimet këtë të premte në rezidencën e Princit Andreë.
Çifti duhet të lidhnin kurorë në Pallatin Mbretëror St James ,por ceremonia u shty për shkak të pandemisë .

Mbretëresha 94-vjeçare, ishte në ceremoni së bashku me bashkëshortin Duka i Edinburgh, 99 vjeç.Ajo kishte zgjedhur të vishtë një fustan ngjyrë mente dhe një kapele klasike duke u treguar tepër modeste.

Në deklaratën e pallatit mbretëror thuhet: “Ceremonia e vogël përfshinte mbretëreshën, Duken e Edinburg dhe familjarë të afërt. Martesa u krye në përputhje me udhëzimet përkatëse të qeverisë”.

Kisha mbretërore mund të presë deri në 180 të ftuar dhe ka mundësi për distancim social. Mësohet se çifti nuk kanë dashur të publikojnë foto, pasi nuk dëshironin të tërheqnin vëmendjen para dhënies së titullit të Kalorësisë së Kapiten Tom Moore nga Mbretëresha Elisabeth, në ceremoninë që u krye po të premten./St.Su.Fjala.al/

 

Të fundit

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Lajme të tjera

Web TV