Pandemia/ Infektohet infermieri i spitalit të Elbasanit, ku e mori virusin

Një infermier në spitalin e Elbasanit ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Burime bëjnë me dije se ai e ka marrë virusin nga një 73-vjeçare, të cilës i bënte terapi. Po të njëjta burime bëjnë me dije se infermieri mësohet të jetë 40-vjeç ndërsa është pjesë e repartit të kirurgjisë.

Sot autoritet e shëndetësisë raportuan 81 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në 4171 numrin total të të infektuarve në vend, 1706 prej tyre janë aktualisht aktivë.

/En.Br./Fjala.al