Vijon debati në Këshillin Politik/Rama s’tërhiqet, PD-ja kundër listave dhe koalicioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka rinisur mbledhja e Këshillit Politik ku po diskutohet për hapjen e listave dhe koalicionet. I pari fjalën e ka marrë sërish numri një i qeverisë i cili thotë se nuk tërhiqet nga ideja që të hapen listat në zgjedhjet e ardhshme, por PD-ja është kundër.

Kryeministri u ka kërkuar opozitarëve të përkrahin hapjen e listave pasi ajo nuk cenon as bërjen e koalicioneve dhe aq ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit por vetëm një korrigjim në kod.

Burime për mediat bëjnë me dije se Rama është shprehur se nuk do të ndryshojë as sistem zgjedhor dhe as zona zgjedhore, por vetëm do të hapen listat.

Fjala e plotë 

Tha i qëndrojmë marrëveshjes. Marrëveshja duhet miratuar, për tu miratuar duhen votat ne kuvend qe ne si mazhorancë nuk i kemi. Ne bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordesuar për hapjen e listave. Ajo çka kërkojmë është hajdeni ulemi dhe me sa me shume dakordesi te reflektojmë ne kod këtë sanksionim te hapjes se listave qe vjen nga ndryshimi kushtetutës. Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është qe po hapim listat. Edhe për hapjen e listave hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si te garantojmë kuotën gjinore sa me mire. Nuk ndalojmë koalicionet por forme grupimi qe te mundësoje hapjen e listave dhe te mos ndërlikoje administrimin. Korrektimi ne kod i përket vetëm pjesës se hapjes se listave dhe nuk cenon përmbajtjen e dokumentit. Pra nuk u ndalon njeri te bëni aleancat tuaja. Por ne një koalicion siç i bën gjithë Evropa dhe jo si modeli ynë i deritanishëm qe se ka askush

Prej orës 11:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve jo për çështjet e lëna pezull apo marrëveshjen e 5 qershorit, por për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama. Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë tashmë në tryezën e Këshillit Politik. Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca përfaqësohet dhe nga kryeministri Edi Rama. E hëna e gjen kryedemokratin Basha në Kosovë dhe në vend të tij është sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare është kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Presidenti Meta, Lulzim Basha dhe Kryemadhi nuk pranuan ftesën e Edi Ramës për t’u ulur përballë në tryezën e Këshillit Politik.

Lexo edhe :  Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV