Balla takon Thaçin: Lufta e UÇK, luftë e drejtë e një populli autokton

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka takuar ditën e sotme Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Gjatë një takimi zyrtar në Kosovë, Balla është pritur nga president i vendit, lajm i bërë i ditur nga vetë ai në një postim në “Facebook”.

Balla shkruan në postimin e tij se ka zhvilluar një takim vllazëror me Thaçin dhe se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit

Postimi i plotë:

PRISHTINË: Takim shumë vllazëror me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi . Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit. Tërësisht mbështes Presidentin Thaçi se “askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë…” së Kosovës. /Ra.My. Fjala.al/