Doni më për Belulin? Skeçi i jetës për aktorin Fuat Boçi -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuajse të gjithë shqiptarët e kanë parë dhe e duan skeçin e njohur “Doni më për Belulin?” të luajtur me aq mjeshtëri nga aktori i njohur Fuat Boçi i cili u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeç.

Pa dyshim që ky skeç mund të quhet dhe roli i tij i jetës. Me këtë rol ironizohen të gjithë ata “gjeni” që gjithë kohën flasin për veten e tyre.

Për më tepër shikoni skeçin.

Po kush ishte Fuat Boçi

Fuat Boçi u lind në Voshtinë në vitin 1931. Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektriçist e kinomekanik, ai u bë artist. Mbaroi shkollën e mesme të aktrimit pa shkëputje nga puna, në të mirnjohurën “Jordan Misja”.

Fuat Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Aktrimi i tij shquhet për lirshmërinë , karakterizimet e holla të personazheve, hijeshi, sjelljet plot nur, mimikën komike, gjestet shprehëse. Në rolet e tij ai ka përdorur me mjeshtëri nuancimet gjuhësore krahinore duke sjellë në skenë tipa fshatarësh të zgjuar, njerëz hileqar apo dembel, zyrtarë të korruptuar dhe pseudointelektualë.

Nga artist amator arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit. Për punë të shquar e talent të spikatur në role e karaktere është nderuar me keto çmime:

Medalja e Punës

Medalja “Naim Frashëri”

Urdhëri “Naimi Frashëri” i klasit të dytë.

Artist i Merituar

Qytetar Nderi i Fierit

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Humb jetën 62-vjeçari, ra në greminë teksa kulloste bagëtitë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia, teksa kulloste bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në Qafë Shtamb,...

Ekspertët peshojnë gjasat e apelit për çështjen e ish-presidentit Trump në Nju Jork

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump thotë se do të apelojë vendimin e javës së kaluar që e shpalli atë fajtor lidhur...

Kreu i Sindikastës së Pavarur të Arsimit: Ja problemet në kopshte

Në shtator 2013, gjëja e dytë që u bë pas zgjedhjeve ishte shfuqizimi i ligjit për nënpunësin civil. Ligji i ri thotë,  nënpunësi është...

Këta janë miqtë më të mirë të Putinit

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë të dielën dhe me atë rast Politico shqyrtoi 16 rezoluta që kritikonin Rusinë dhe identifikoi eurodeputetë që ishin vazhdimisht...

Bashkëpunim muzikor mes Çiljetës dhe Dijonisit?

Çiljeta Xhilaga ka shprehur interesin për të bashkëpunuar me Dijonis Bibën në një projekt muzikor. Teksa po dëgjonte këngën e tij, ajo e pyeti atë...

Lajme të tjera

Web TV