Hajdari: Jam “premtim-mbajtëse”, PD t’i bashkohen këtij treni të së ardhmes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshjen e firmosur sot mes PS-së dhe opozitës parlamentare, deputetja Rudina Hajdari e quajti një hap përpara për demokracinë.

Ajo deklaroi se është “premtim-mbajtëse” dhe se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do votojnë ata deputetë që do dalin me ide dhe emrat e tyre.

Hajdari i bëri sërish thirrje opozitës jashtëparlamentare që t’i bashkohen këtij treni të së ardhmes dhe mos ta lënë popullin opozitar që i lë në trenin dhe stacionin e së shkuarës.

“Jam shumë e kënaqur që ne sot arritëm t’i japim këtë premtim shqiptarëve, të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë ata deputetë të cilët do i zgjedhë populli shqiptar dhe jo vetëm kryetari. Do votojnë ata deputetë që do dalin me ide dhe emrat e tyre përballë qytetarëve. Ky është një hap përpara për demokracinë shqiptare dhe ne po e hedhim këtë hap dhe këtë ndryshim sot në këtë ditë. Po ashtu po iu them se ajo që është dukur para shqiptarëve si një gjë e pamundur, një premtim që unë e mbajta deri në fund sot unë jam bashkë me kolegët e mi për të qenë këtu para jush dhe për t’iu thënë që unë i mbaj premtimet dhe jam “premtim-mbajtëse” dhe këtë e bëj me një përgjegjësi shumë të lartë. Po ashtu dua t’iu them që nëse sot ne jemi këtu jemi falë mbështetjes qytetare, shoqërisë civile dhe shumë grupimeve të tjera që e bënë këtë ditë historike, një moment të rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri. 

Dua edhe një herë t’i bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që t’i bashkohen këti treni të së ardhmes dhe mos ta lënë popullin opozitar që i lë në trenin dhe stacionin e së shkuarës” tha deputetja.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshime për të plagosur

 

Të fundit

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Dembele që shënoi golin...

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën...

Lajme të tjera

Web TV