“Marrëveshja”/ Maliqi: Ramziu për karrige, timon e tepsi është gati të djegë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ramziu për karrige, timon e tepsi është gati të djegë Shqipërinë.”  Kështu deklaron deputeti Lefter Maliqi lidhur me marrëveshjen e firmosur sot mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare ku u dakordësuan për votimin më 23 korrik të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe më 30 korrik të ndryshimeve kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi bën thirrje për mobilizim për revolucion demokratik në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës dhe të ardhmes evropiane të vendit.

Sipas tij, kryeministri Rama s’ndalet nga marrëzia e etja për pushtet duke votuar ndryshimet Kushtetuese për prishje të koalicioneve.

Reagimi i plotë:

Ramziu per karrige,timon e tepsi eshte gati te djeg moj e shtrenjta Shqiperi.I bej thirrje opozites se bashkuar,socialisteve te zhgenjyer,studenteve,artisteve te mobilizohen per revolucion demokratik ne mbrojtje te demokracise ,Kushtetutes dhe te ardhmes Europiane te vendit.Ramziu sndalet nga marrezia e etja per pushtet duke votuar ndryshimet Kushtetuese per prishje te kualicioneve.Mban peng vendin pa GJ.Kushtetuese per te sunduar me krimin,oligarket,banditet,pushtetin lokal monist,institucionet e kapura dhe drogen.Koha per zgjim,ngritje dhe mposhtje te krimit.Uragani popullor sndalet.Ramziu po ja hap vet gropen vetes.Mbidoza i ka errur syte,babezia dhe lakmia e pushtetit i ka marre trute. Koha nuk pret liri-demokraci si ne 1991.E duam Shqiperine si Europa??????.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV