Operohet kampioni i Moto GP, rrezikon të humbasë 2 garat e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez pati një aksident të frikshëm në garën e parë të sezonin të 2020-ës.

Marquez u dëmtua rëndë në shpatull nga ai aksident. Sot ai i është nënshtruar një operacioni dhe si pasojë, piloti i Honda-s do të mungojë në garën e radhës, atë që zhvillohet këtë fundjavë, po në Jerez të Spanjës.

Mjeku që operoi Marquez ka vendosur një pllakë për të reduktuar 3 frakturat që ka marrë në shpatullën e djathtë dhe koha e rikuperimit mund zgjasë nga 10 deri në 15 ditë.

Kjo nënkupton që ai mund të rikthehet në pistën për garën e tretë sezonale, që do zhvillohet më 9 gusht, në pistën e Brno të Republikës Çeke.

Megjithatë rikthimi i tij në pistë është ende në dilemë dhe gjendja e tij do të shikohet dita-ditës para se të merret një vendim.

Momentalisht është e nevojshme që kocka të sistemohet plotësisht, për të evituar që dëmtimi të jetë më i rëndë në rast se piloti rrëzohet sërish në të ardhmen.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV