Policia me ‘dorë të hekurt’ në fundjavë/4458 gjoba dhe arreston 28 shoferë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet gjatë fundjavës ku ka pezulluar 159 patenta, ka vënë 4458 gjoba dhe ka arrestuar 28 shoferë.

Masat janë shtuar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e fluksit të lëvizjes së pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, duke shtuar patrullat rrugore përgjatë këtyre akseve, në bashkëpunim edhe me Patrullat e Përgjithshme.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore, masa të shtuara në të gjithë vendin, përgjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e fluksit të lëvizjes së pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, duke shtuar patrullat rrugore përgjatë këtyre akseve, në bashkëpunim edhe me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat” që janë të planëzuara në zonat bregdetare.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar e drager:

Janë pezulluar 159 leje drejtimi, nga këto:

37 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur,
94 për shpejtësi,
28 për qarkullim në sens të kundërt,
Po gjatë fundjavës janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga këta:

13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,
15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi,
Gjithashtu janë vendosur 4458 masa administrative, nga këto:

278 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
308 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
666 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
238 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë,
2011 për parkim të gabuar,
957 për shkelje të ndryshme.
Edhe gjatë javës shërbimet e Policisë Rrugore do vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Lexo edhe :  Filxhani i 'fallxhores' në miting: Ja sa mandate do marrësh, o Edi Rama!

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë të numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të fundit

Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës

Pranvera është stina që na vë në humor për shëtitje në natyrë, por është edhe stina kur alergjitë bëjnë...

150 mln euro për një futbollist? Legjenda e Gjermanisë: “Bayern nuk i ka aq para, por…”

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, mendon se Bayern nuk i ka 150 mln euro për Florian Wirtz. Kjo është shifra që kërkon Bayer Leverkusen,...

17 anëtarë të familjes “El Chapo” u dorëzohen autoriteteve amerikane

17 anëtarët e familjes “El Chapo” Guzmán janë dorëzuar vullnetarisht te autoritetet amerikane ditën e premte, në pikën kufitare San Ysidro, që lidh qytetin...

55 liderët europianë mësyjnë në Tiranë, zbulohet programi i plotë i Samitit

Tirana po bëhet gati të presë 55 lider europianë për Samitit të Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin...

SPAK bastis tri zyra call center në Tiranë, mashtrim me vlerë 3 miliardë lekë

Tre ambiente të ndryshme në Tiranë që dyshohet se shërbemin si bazë për një platformë call centeri që kishte në fokus mashtrimin përmes investimit...

Lajme të tjera

Web TV