Protestat në SHBA/ Trump premton se do të dërgojë më shumë forca federale në qytete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka në plan të zgjerojë praninë e debatueshme të organeve federale të rendit në rrugët e qyteteve amerikane për të frenuar atë që ai e përshkruan si dhunë të papranueshme.

Zoti Trump, në komente për gazetarët të hënën në Shtëpinë e Bardhë, tha se forcat federale në rrugët e Portlandit, Oregonit kanë bërë “një punë fantastike”, gjatë tre ditëve të kaluara.

Kryetari i Bashkisë së Portlandit, Ted Wheeler nuk është dakord dhe u tha gazetarëve këtë javë se veprimet e zyrtarëve federalë të rendit, janë “një abuzim i hapur me taktikat e policisë nga qeveria federale”, që zoti Wheeler i konsideron jo-kushtetuese. Prokurori i Përgjithshëm i Oregonit po i kërkon një gjykatësi federal që të nxjerrë një urdhër që të ndalojë arrestimet e mëtejshme nga agjentët federalë.

Zyrtarë të bashkisë dhe të shtetit thonë se personeli paraushtarak, mesa duket me pjesëtarë nga disa agjenci federale të rendit, por pa shenja identifikuese, po i acaron tensionet me protestuesit. Dislokime të tjera janë planifikuar në qytete të tjera.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare ka në plan të dislokojë rreth 150 agjentë federalë në Çikago këtë javë sipas gazetës “Chicago Tribune”.

Të paktën 71 vetë u goditën me armë zjarri, 12 prej të cilëve humbën jetën nga e premtja pasdite deri të hënën në mëngjes në Çikago, sipas gazetës.

Të hënën, zoti Trump përmendi mundësinë e dërgimit të forcave në qytetin e Nju Jorkut, ku ai tha se politikanët e Partisë Demokrate “nuk e kanë idenë se ç’po bëjnë”.

Presidenti la gjithashtu të kuptohet se gjendja është e patolerueshme në Filadelfia, Detroit, Baltimorë dhe Oakland.

Protesta apo Trazira?

Presidenti argumenton se forcat e shtuara të rendit janë të nevojshme sepse siç shprehet ai zyrtarët lokalë janë “fizikisht të frikësuar” nga protestuesit, që zoti Trump i karakterizon si “anarkistë”.

“Ata e urrejnë vendin tonë dhe ne nuk do të lejojmë të vazhdojnë kështu”, tha ai.

Shumë protestues kanë vazhduar të demonstrojnë kundër atij që e konsiderojnë racizëm sistematik dhe trajtimit të afrikano-amerikanëve nga policia. Në Portland dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, protesta paqësore kanë vazhduar çdo ditë, po ashtu si vandalizmi, përplasjet me policinë dhe në një fare mase plaçkitje.

Lexo edhe :  Vatikani vendos arkitektin e Sagrada Famílias në rrugën drejt shenjtërisë

Presidenti ka thënë se dhuna në protesta, dhe vrasjet që nuk kanë lidhje me demonstratat janë “më keq se në Afganistan.

Videot nga Portlandi të postuara në median sociale tregojnë disa njerëz – disa prej të cilëve thonë se nuk po merrnin pjesë në protesta – që futen në automjete pa shenja policie nga personeli federal që nuk ka shenja identifikimi.

Zëvendës sekretari në detyrë i Departamentit për Sigurinë Kombëtare, e pranoi të premten në një intervistë për Radion Publike Kombëtare se agjentët federalë kishin përdorur makina pa shenja identifikuese në Portland, por tha se arsyeja ishte siguria e oficerëve dhe për t’i çuar të ndaluarit në një “vend të sigurt për t’i marrë në pyetje”.

Ligjvënësit demokratë i kanë kundërshtuar me forcë këto veprime.

Krerët e Komisioneve Juridike, të Shërbimeve të Armatosura dhe të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë dërguar një letër inspektorëve të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare, duke kërkuar një hetim për “përdorimin e taktikave të dhunshme kundër protestuesve paqësorë në Uashington, DC, Portland, Oregon dhe në qytete të tjera”.

Bashkimi Amerikan për Liritë Civile thotë se po depoziton një ankesë ligjore kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Shërbimit të Marshallëve për të ndalur ato që i quan “sulme jo-kushtetuese” ndaj protestuesve, gazetarëve dhe vëzhguesve ligjore”.

Agjencitë federale thonë se veprimet e tyre janë të ligjshme dhe ato kanë autoritet të gjerë për t’i kryer ato.

Presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, që udhëzon agjencitë federale të dërgojnë personel për të mbrojtur pronat federale, monumentet dhe statujat, duke nxitur Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të krijuar “ekipe të ndërhyrjes së shpejtë”.

Demonstratat kundër policisë janë përhapur në gjithë vendin që pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, në duart e policisë në maj në Mineapolis.

Pjesa më e madhe e marshimeve ka qenë paqësore, por disa janë shoqëruar nga dhuna./VOA

Të fundit

“Saliu sillet si vajzë që fejohet për pasuri”, Çupi për lidhjen Berisha–LaCivita

Në një intervistë për një emision televiziv analisti Frrok Çupi, komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur tek daljet...

Vatikani vendos arkitektin e Sagrada Famílias në rrugën drejt shenjtërisë

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas, i quajtur prej kohësh “arkitekti i Zotit” për dizajnimin e Sagrada Família në Barcelonë, është vendosur në rrugën...

Aleanca e pazakontë e Berishës me Elvis Roshin

Nga Ylli Pata Sali Berisha dhe PD ju përgjigj yllit pesëcepësh të Edi Ramës në hapjen e fushatës me njerëzit që SPAK ka arrestuar nga dhe...

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë. Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka të plagosur me armë zjarri./ ...

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me...

Lajme të tjera

Web TV