Rama: Kam bindjen që marrëveshja e 5 qershorit do të miratohet më 23 korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është shprehur i kënaqur për mediat pas marrëveshjes së firmosur me opozitën parlamentare për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në seancën plenare të 23 korrikut dhe ndryshimet kushtetuese më 30 korrik.

Kreu i qeverisë deklaroi se një orë e më parë puna duhet të zhvendoset në këshillin politik.

Pavarësisht se kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi u shpreh kundra marrëveshjes së 5 qershorit, Rama u shpreh i bindur në votimin e saj në seancën plenare të 23 korrikut.

“I kënaqur sepse kemi arritur një konsesus të gjërë edhe pse jo total për të votuar më 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër kemi arritur dhe një konsesus të plotë, jo vetëm për të votuar më 30 korrik për t’i hapur listat dhe do t’iu japin një mundësi shqiptarëve që përveç partisë të kenë një votë parapëlqyese për deputetin që duan por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës së bashku me opozitën jashtëparlamentare që do të thotë që një orë e më parë do të ishte mirë të mblidhet Këshilli Politik dhe në Këshilli Politik ne të diskutojmë sepse kemi hapur një diskutim para pak kohe dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht pasi nga njëra anë opozita jashtëparlamentare kërkonte të dinte datën e saktë kur do të votohet marrëveshja e 5 qershorit dhe është 23 korriku dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë dhe të ndërveprojmë edhe për mënyrën sesi do të reflektohet në ligjin zgjedhor ajo çka do të imponojë votimi i 30 korrikut, pra ndryshimi kushtetues për hapjen e listave.

Kemi bërë goxha debat për këtë me Murrizin që qëndron stoik në pozicionin e tij, ndërkohë kemi sinjale inkurajuese nga dy grupet e tjera edhe pse besoj se do ishte mirë që edhe Murrizi të bashkohej por kam bindjen qe do ta kalojmë ligjin pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare nuk ka një formacion të unifikuar por një bashkësi individësh që kanë grupet e tyre, por ka edhe të pavarur. Ka 48 orë kohë për të gjetur një mbështetje sa më të gjerë.” -u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV