Tirana fitoi titullin kampion, bashkia jep 150 mln lekë shpërblim për lojtarët bardheblu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i Tiranës u shpall mbrëmjen e së dielës matematikisht kampion i Kategorisë Superiore, ndonëse kanë mbetur ende edhe dy ndeshje nga mbyllja e sezonit.

Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  bëri me dije se klubi do të shpërblehej për këtë trofe.

Ndërsa sot në mbledhjen e këshillit Bashkiak, Veliaj propozoi që lojtarëve të Tiranës t’u jepet si shpërblim shuma e 150 milionë eurove.

Nga fondi i akorduar nga Bashkia e Tiranës nuk do të përfitojnë vetëm 11 lojtarët që zbresin në fushë, por i gjithë ekipi i Tiranës, të cilët i bënë kryeqytetit dhuratën më të bukur në këtë 100-vjetor të themelimit të klubit, por edhe të shpalljes kryeqytet.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që kupa e kampionatit, trofeu vazhdon dhe rri në Tiranë pas Partizanit vjet. Kjo është arsyeja pse i kam propozuar Këshillit Bashkiak që ne të japim një shpërblim 150 milionë lekë, që është ndoshta shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga një bashki për një trofe dhe për ekipin e futbollit ku bashkia në fjalë është aksionere.

Ky shpërblim do të shkojë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për ata 11 që zbresin në fushë.” tha Veliaj.

Ritheksojmë se kjo është hera e 25 që Tirana merr titullin kampion të Superligës në 100 vite ekzistencë si klub.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV