Udhëtonin nga Shqipëria në Greqi, rezultojnë pozitivë me virus 23 persona

23 turistë shqiptarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, pas kontrollit të ushtruar në kufirin grek.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Haradalias në një konferencë për mediat.

Haradalias tha se nga testet e kryera, 295 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, nga të cilët 105 janë regjistruar në aeroporte, 4 në porte dhe 186 në rrugë tokësore./Re.Gu/Fjala.al