Kryenegociatori për integrimin në BE, Zef Mazi do të mbrohet nga Garda, nën dispozicion dy truproja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka vendosur që kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Zef Mazi të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës.

Qeveria i ka akorduar Mazit dy nënoficerë të Gardës si truprojë- shofer.

VENDIMI NGA QEVERIA

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Pas shkronjës “e”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:

“ë) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me truprojë–shofer, gjithsej 2 nënoficerë.”.

  1. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV