Ministri shqiptar infektohet me COVID-19, ja gjendja e tij

Situatë e rëndë në spitalet e Kosovës , mbi 400 personel shëndetësor me Covid-19

Ministri shqiptar i ekonomisë në Maqedoninë e Veriut rezulton pozitiv pas testit të COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur ministri Kreshinik Bekteshi teksa thotë   se nuk ka asnjë simptomë të COVID-19 dhe familjarët i kanë rezultuar negativë.

 

STATUSI NGA KRESHINIK BEKTESHI

Të nderuar miq,familjarë

Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.

Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!

Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Shëndet e mbarësi për të gjithë!  /Ra.My. Fjala.al/