Muzika shëron, nuk infekton si virusi… -Nga Erald Shulla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla
https://youtu.be/ZjPKol9H-t4
Të them të drejtën, e kam menduar gjatë deklaratën e ministres së Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, mesazh të cilin e përcolli me aq potencë, ku deklaronte vendimin e qeverisë për të ndaluar muzikën në çdo mjedis, bare, lokale, sallone etj., dhe pas orës 20:00.

Nuk e kuptoj pse? Çfarë do të ndodhë në Shqipëri, nëse ka tinguj muzikorë pas orës 20:00? Mos vallë përhapja e tingujve muzikorë në hapësirë, në orët e mbrëmjes, përcjell dhe përhapjen njëkohësisht edhe të virusit COVID-19? Përkundrazi.

Do të sfidohet trishtimi i mbylljes pandemike. Apo zgjohet qeveria nga gjumi? Apo ne duhet të dëgjojmë vetëm zhurmën kakofonike të politikës, e cila vazhdon me propagandën e saj me të njëjtin avaz bezdisës dhe të vjetër. Atë të lavazhit të trurit.

Absurditet kur e dëgjon artikulimin e saj ministror. Ndoshta zonja e nderuar ministre ka dhe të drejtë, nëse do ta sqaronte dhe nuk e lë deklaratën e saj ashtu të prerë e të paqartë, pse dhe çfarë pasojash sjell muzika… Këngëtari i madh me famë botërore, Elton John, ka një shprehje që na ndihmon për situatën: “Muzika ka fuqinë për të shëruar.”

Të gjithë ne kemi parë dhe shijuar pamje fantastike të interpretimeve dhe performimeve të ndryshme nga shumë vende të botës në momentet më kritike të përhapjes së pandemisë. Atëherë kur të gjitha sheshet e rrugët ishin të boshatisura, të shkreta, si asnjëherë më parë.

Mungonin njerëzit në rrugë, por jo tingujt, ritmet, meloditë dhe kënga. Më vjen të kujtoj diçka mjaft të bukur, sa shpresë krijonte muzika në një prej vendeve më të prekura nga COVID-19, në Italinë fqinje, ku në pallatet e Napolit njerëzit dilnin në ballkone e këndonin, ngjasonin me koret e operave më të famshme.

Ishin tingujt e muzikës që shpërndaheshin anembanë Italisë të cilët mbanin gjallë me shpresë jete rrugët e shkreta. E meqenëse përmendëm Italinë, dua të sjell një shprehje të regjisorit të mirënjohur italian, Marcello Marchesi “Nuk ekzistojnë të pafajshmit, të gjithë ia kemi kaluar gripin dikujt tjetër”. Por muzika nuk kalon dhe përhap grip, përkundrazi ajo qetëson dhe shëron… Dhe Platoni ashtu ka thënë “Muzika është për shpirtin siç është gjimnastika për trupin.”

A ka mundësi që në çdo shesh të ofrohet muzikë, ku të kemi gjallëri jete dhe harmoni në të gjithë kryeqytetin tonë, i cili po kalon një situatë jo të mirë, krizë e gjithanshme, ekonomike së pari, ku mijëra persona vazhdojnë të jenë të papunë, qindra biznese që mbijetuan nga mbyllja tashmë janë në rrezik të madh falimenti. Një shok për shoqërinë.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e parakohshme nuk janë as dramë dhe as traumë, janë zgjidhje

Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, temperaturat e nxehta normalisht i shtyjnë njerëzit e pushuesit në orët e mbrëmjes të qëndrojnë jashtë, buzë detit apo në mjediset për të shijuar një gotë me familjen apo me miqtë.

Ministria e Shëndetësisë mund të hartojë politika të ndryshme në mbrojtje të shëndetit, të vendosë kushte për bizneset, por kurresesi deklarata dhe vendime të tilla. Edhe shëndeti mendor, ai ka rëndësi së pari, mendor dhe shpirtëror, jo vetëm për kryeministrin, presidentin dhe kryetarin e Parlamentit, por për çdo qytetar. Strese sa më pak. Mundësira shërim sa më shumë.

Muzika është përdorur dhe në kohë lufte për të ngritur moralin. Qytetarëve u duhej më shumë kompozitori Shosfakoviç sesa fjalimet e Stalinit në depresionin e madh kolektiv. Tani ka më shumë vlerë Vaçe Zela se gjithë fjalimet paranojake të Komitetit Qendror me në krye shokun Enver (fjalën “shok” e përdora me kuptimin e shokut psikik).

Muzika ndikon dhe te kafshët, lopët japin më shumë qumësht me muzikë nëpër stalla. Jo më t’ia ndalosh nje kryeqyteti. Normal do të ishte një dekret i kundërt: muzikë sa më shumë dhe diskutime sa më pak në Parlamentin shokues.

Edhe një herë po e përsëris, me ndalimin e muzikës pas orës 20:00 nuk ndalet përhapja e virusit. Këto ditë, pas deklaratës erdhi një reagim i menjëhershëm nga shumë muzikantë të mirënjohur, të cilët me të drejtë e kundërshtojnë këtë vendim të qeverisë.

Pronarë lokalesh dhe baresh verore që këto tre muaj presin për të punuar, dolën në protestë përballë godinës së Kryeministrisë, ku nuk janë aspak dakord me këtë vendim. Me të drejtë duhen vendosur masa parandaluese, por në asnjë mënyrë mbyllja e tyre.

Virusi nuk përhapet me orar, i njëjti gabim që ndodhi në periudhën e mbylljes 3-mujore, kur lejoheshin fasha oraresh për daljen e qytetarëve për pazaret e nevojshme, e aty ndodhte dyndja e qytetarëve në supermarkete dhe furra buke. Krijohej kaos.

Nuk janë fashat e orareve për të vepruar ato që ndalin përhapjen e virusit, por duhen rregulla të tjera që ministrja e Shëndetësisë tashmë duhet t’i dijë. Kujdes i plotë pa paralizuar jetën dhe muzikën e saj. Solidaritet njerëzor.

Nderim mjekëve dhe infermierëve që po punojnë si heronj. Para disa ditësh, në një vend të madh u përurua për herë të parë shtatorja e mjekut, shoqëruar me muzikë klasike. Shpresoj që të reflektohet dhe vendime të tilla, kaq të pakuptimta të mos merren më në të ardhmen. Muzika nuk ndalet dot, ashtu si era, ashtu si gëzimi…

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Listat e kandidatëve, në mars”, Basha gënjen sërish, nuk nxori asnjë emër

“Dhe brenda 31 marsit, 140 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike gati për procesin zgjedhor, në çdo moment”, zotohej...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë/ SPAK me njoftim zyrtar, ja për çfarë akuzohen

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75,...

Media e pashpirt, si një hijenë!

Nga Mentor Kikia Ajo qe po ndodh ne Britani dhe jo vetem, me ekspozimin e detajeve te semundjes se nje gruaje eshte deshmi e regresit...

Zhvati miliarda euro/ “Mbreti i turpëruar” i kriptove dënohet me 25 vjet burg

Sipërmarrësi i turpuruar i kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried, është dënuar me 25 vite burg, pasi u dënua për vjedhjen e miliarda dollarëve nga klientët e...

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e...

Lajme të tjera

Web TV