Tenisi sërish në kaos, anulohet turneu i parë post-pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e Covid-19 është duke e penguar sërish ecurinë e tenisit dhe rikthimi në normalitet i këtij sporti duket shumë i largët.

Organizatorët e turneut ATP Washington kanë bërë me dije sot anulimin e tij.

Turneu në fjalë duhej të niste më 14 gusht, por që u anulua. Ai pritej të rikthehej pas 5 muajsh pushim prej pandemisë, por tashmë gjithçka është enigmë.

Vendimi për anulimin e këtij turneu u mor duke parë masat e rrepta që kanë marrë autoritetet amerikane për sa i përket udhëtimit me avion, teksa shumë fluturime ndërkombëtare janë anuluar.

Po ashtu ka ndikuar shumë edhe rritja e rasteve me koronavirus ditët e fundit në Washington.

Ky vendim ka vënë në dilemë edhe grand slam të United States Open, që fillon më 31 gusht, në New Jork.

Organizatorët e US Open janë shprehur se momentalisht nuk ka asnjë ndryshim dhe se ai do të zhvillohet si zakonisht.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Jam si Navalny”/ Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca shtyhet në 8 gusht

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë, pak orë pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij dhe katër...

VIDEO/ Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për të kaluar pushimet

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po shijon pushimet verore në Shqipëri. Grenell ka ndarë një video...

Vlorë/ Hyri për t’u larë në det, ndërron jetë 59-vjeçarja!

Një 59-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Vlorë teksa hyri për t’u larë në det. Paraprakisht dyshohet se viktima pësoi goditje në zemër. Trupi i 59-vjeçares...

“Babai im vrau nënën tim”/ Rrëfimi i trishtë i ish-yllit të Napolit

Nga cila jetë duhet të fillojmë për të folur për Andrea Carnevale? Ish-futbollist e tani drejtues, kryeskaut i Udineses (“klub të cilit i jam mirënjohës...

Keni folur me ChatGPT për jetën tuaj? Kujdes, bisedat mund t’i lexojë kushdo në internet!

Keni folur me ChatGPT me zemër të hapur, i keni treguar dyshimet për bashkëshortin, e keni përdorur për të përkëdhelur veten duke e trajtuar...

Lajme të tjera

Web TV