Thyen “arrestin e shtëpisë” për sherr me dy të tjerë, arrestohet 28-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Devollit, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest me burg” për t’u konfliktuar fizikisht me dy persona të tjerë.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi D. M., 28 vjeç, si dhe është proceduar penalisht vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje.

“Shërbimet e Policisë Devoll, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Braçanj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për një vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës së personit, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin D. M., 28 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me shtetasit D. K., 48 vjeç dhe djalin e tij Dh. K., 20 vjeç, banues në fshatin Braçanj.” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia...

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një...

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Lajme të tjera

Web TV